Dhimbja në sqetullën e djathtë, shkaku dhe trajtimi

Përgatiti: E.B

Ndjenja e dhimbjes në sqetullën e djathtë mund të nënkuptojë çdo gjë, nga një muskul i tendosur në një infeksion të lëkurës ose nyjeve limfatike. Dhimbja e sqetullës të djathtë mund të ndërhyjë edhe në aktivitetet e përditshme, sepse zakonisht e përdorim shumë krahun e djathtë.

Shumë njerëz kanë tendencë të shqetësohen për këtë dhimbje. Për shembull, nëse ka një gungë në sqetull, disa mund të pyesin veten nëse ajo ka lidhje me kancerin. Fatmirësisht, shumica e arsyeve për dhimbje në sqetullën e djathtë të grave dhe burrave nuk është asgjë për t’u shqetësuar.

Lëkura në sqetull është shumë delikate, kjo tregon se veshja e shtrënguar apo depilimi, shkaktojnë kruajtje të sqetullave dhe skuqje që mund të sjellin një ndjesi dhimbje. Edhe aktivitetet e përditshme mund të shkaktojnë dhimbje në sqetullën, kraharorin dhe shpatullën tuaj të djathtë.

Sipas hulumtimit të botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Shkencave Kozmetike, depilimi i sqetullave zakonisht shkakton acarim të lëkurës . Përdorimi i teknikave të duhur të depilimit mund të ndihmojë në parandalimin dhimbjes.

Mjekët nga Universiteti Shtetëror i Ohajos raportojnë se një tjetër arsye pse mund të ndjeni dhimbje në sqetull janë dhe sëmundjet e zemrës. Ngushtimi i arterieve të vogla në krahë bëhet i dhimbshëm, pasi gjaku i pasur me oksigjen nuk mund të arrijë deri në gjymtyrë. Kjo mund të jetë një ndërlikim i problemeve të tjera kardiovaskulare si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, ose sëmundja e zemrës. Për të parandaluar dhimbjen e sqetullës që është shkaktuar nga sëmundja e arteries së krahut (një formë e PAD), është e rëndësishme që zemra juaj të jetë e shëndetshme. Kujdesuni të konsumoni ushqim bio dhe të freskët./healthyandnaturalworld

Postime të ngjashme

Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!
Çfarë i bën dashuria trupit
“15 mijë operacione”,mjeku Petrela: Ka rrethana kur thua,çfarë dua me këtë zanat?
KUJDES NË PLAZH!!! Ja cilat orare duhet të shmangni dhe cilat duhet të qëndroni në plazh