Dhimbje barku? I lehtësoni dhimbjet me ujin e orizit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Kur keni diarre ose të vjella, nuk humbisni vetëm lëngje, por edhe kripërat e rëndësishme në gjak, që ndihmojnë në balancimin e lëngjeve në trup. Prandaj mund të dehidratoheni jo vetëm duke humbur lëngje, por edhe nga kripërat.oriz

Një mënyrë që ju vjen në ndihmë në këtë rast është të pini ujin e kripur të orizit të zier, thotë Christopher Hawkey, profesor i gastroenterologjisë tek Universiteti Nottingham.

“Orizi siguron karbohidrate, të cilat trupi i zbërthen në sheqerna dhe këto të fundit kthehen në mekanizma absorbimi në zorrë, ku veprojnë si pompues.

Kjo ndihmon në absorbimin e ujit dhe kripës. Kjo pije gjithashtu siguron më shumë energji.

Zieni orizin (çdo lloj orizi është i mirë) në ujë duke hedhur pak kripë (siç bëni zakonisht). Kullojeni orizin duke e ruajtur ujin në një enë. Lëreni të ftohet dhe konsumojeni gjatë ditës.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve