Dhimbje shpine? Ja si të shpëtoni prej saj

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Gati 8 në 10 njerëz vuajnë nga dhimbja e shpinës të paktën njëherë në jetën e tyre. Femrat sidomos kanë më shumë probleme me shpinën, si gjatë shtatzënisë, kur merren me punët e shtëpisë apo mbajnë fëmijët në krahë.

Nëse jeni duke luftuar me dhimbjen ose thjesht doni ta parandaloni atë, ja cilat janë mënyrat më të mira për t’i bërë ballë.dhimbje-shpine

Konsumoni sa më shumë brokoli

E dini që kalciumi është lënda ushqyese kryesore për forcimin e kockave. Hulumtuesit shkencorë japonezë kanë zbuluar se një tjetër lëndë ushqyese është gjithashtu po aq e rëndësishme për kockat: vitamina K. Thuhet se kjo vitaminë, e cila gjendet tek brokoli, spinaqi dhe perime të tjera me gjethe jeshile, ndihmon në depozitimin e kalciumit tek kockat. Sa më të forta të jenë kockat, aq më i fortë është i gjithë trupi, dhe aq më të vogla janë shanset që ju të pësoni një dëmtim që mund të shkaktojë dhimbje të shpinës.

Zbrazeni pak çantën

Nëse pesha e çantës e kalon normën e 10% të peshës suaj, është shumë e rëndë, prandaj duhet ta zbrazni pak. E rëndësishme është edhe mbajtja e çantës. Mirë është që të keni çantë me rrip të gjatë, që kalon edhe para gjoksit, si ajo e postierëve. Nëse doni ta mbani me një krahë, atëherë të paktën ndërrojeni shpesh nga njëri krah në tjetrin.

Flini mirë

Një dyshek i butë është mënyra më e mirë që ju të bëni një gjumë të mirë dhe të mos keni dhimbje të shpinës. Ndërsa jastëku nuk duhet ta ngrejë kokën shumë sipër shpinës.

Nëse flini me shpinë, mjekra nuk duhet të prekë tek gjoksi. Ndërsa nëse flini anash, nuk duhet të lakoheni shumë tek shpatullat.

Shtriquni

Muskujt e fortë (flasim për muskujt abdominal) mbrojnë shpinën nga dëmtimet.

Bëni këtë ushtrim 2-3 herë në javë për forcimin e muskujve:

Shtrihuni mbi shpinë me këmbët e përthyera dhe mbani të lirë njëherë njërën këmbë, njëherë tjetrën.

Qëndroni drejt

Qëndrimi në karrige për tetë orë (ose më shumë) në ditë nuk i bën asnjë favor shpinës, madje e dëmton atë. Mundohuni të qëndroni drejt dhe të lëvizni sa më shpesh.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll