Dhimbjet e barkut apo sindroma e zorrës së irrituar, shenjat paralajmëruese dhe shkaqet

Përgatiti në shqip për “Shëndet+”: Arlinda Gjypi

Sindroma e zorrës së irrituar (SZI) ndodh kur muskujt në zorrën e trashë kontraktohen më shpejt ose më avash se normalisht. Kjo shkakton dhimbje, ngërçe, gazra, periudha të menjëhershme diarreje dhe kapsllëk.

Pavarësisht se këto simptoma janë problematike, SZI nuk shkakton dëm të qëndrueshëm në zorrën tuaj.

Rreth 5-10% e popullatës kanë SZI, e cila e ka pikun e vet mes moshës 20 dhe 39 vjeç. Por ajo mund të ndodhë në çdo moshë dhe shpesh shoqërohet me stres. Ajo prek dy herë më shumë gratë se burrat.

Shenjat dhe simptomat

Simptomat e SZI-së mund të përfshijnë:

  • Dhimbje si ngërç në zonën e poshtme të barkut
  • Gazra dhe fryrje të barkut
  • Diarre ose kapsllëk apo periudha me të dyja
  • Nevojë e menjëhershme për të jashtëqitje kur zgjodheni ose gjatë apo pas vakteve
  • Qetësim i dhimbjes pas jashtëqitjes
  • Ndjesi sikur nuk jeni zbrazur mjaftueshëm pas jashtëqitjes
  • Mukus në jashtëqitje

Kriter për vendosjen e diagnozës për SZI përfshijnë dhimbje të barkut ose parehati për të paktën 3 ditë në muaj për tre muaj. Mbi 50% e njerëzve me SZI kanë simptoma psikologjike si ankth apo depresion. Disa njerëz me SZI kanë nivele të ulëta të serotoninës në tru.

SZI mund të ndikojë në mënyrën se si trupi përthith ushqyesit, kështu që disa njerëz mund të mos marrin gjithë ushqimet për të cilat kanë nevojë.

Çfarë e shkakton?

Kërkuesit nuk e dinë çfarë e shkakton SZI-në dhe zorrët e njerëzve me SZI duken normale kur ekzaminohen. Mund të shkatohet nga ndonjë çrregullim në lëvizjen e muskujve të zorrës ose tolerancë e ulët për zgjerimin dhe lëvizjen e zorrëve.

Faktorët e rrezikut mund të përfshijnë abuzimet fizike apo seksuale, dietë të varfër në fibra, stresin emocional, përdorimin e laksativëve, periudhat e diarresë infektive ose inflamacione të tjera të përkohshme të zorrës.

Dieta gjithashtu luan rol të madh në SZI. Disa mjekë besojnë se alergjitë ushqimore shkaktojnë disa raste të SZI-së, megjithëse studimet në këtë drejtim nuk janë shumë të qarta. Ushqimet me yndyrë, ëmbëlsuesit artificialë, kimikatet, mishi i kuq, prodhimet e qumështit, çokollata, alkooli dhe pijet e gazuara mund të nxisin apo rëndojnë situatën te disa persona. Gluteni i miellit gjithashtu mund të përbëjë problem për disa persona me SZI.

Çfarë të prisni nga mjeku

Doktori mund të prekë barkun tuaj për të kontrolluar për shenjat e dhimbjes. Teste të tjera mund të përfshijnë ekzaminimin e zorrës së trashë, ekzaminimin e legenit (për gratë), sigmoidoskopinë (kontrolli i zorrës së trashë nga anusi), analizën e feçeve, gjakut dhe urinës, ekon dhe grafi për të parë mbi gjendjet e ndryshme.

Doktori gjithashtu mund të kërkojë të shohë nëse jeni intolerant ndaj laktozës, një enzimë që i duhet trupit për të tretur sheqernat e ndodhura në nënproduktet e qumështit. Nëse një person nuk e ka këtë enzimë, ata mund të kenë probleme në tretjen e nënprodukteve të qumështit dhe si rrjedhojë kanë simptoma të ngjashme me SZI-në. Heqja e qumështit dhe nënprodukteve të tij nga regjimi juaj ushqimor për disa javë mund të përcaktojë nëse jeni apo jo intolerant ndaj laktozës./  https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore