Dhimbjet e kokës, shkaqet dhe llojet e saj

Për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Brunilda Zllami, neurologe

Dhimbja e kokës është një nga diagnozat më të shpeshta neurologjike. Ajo përbën 1-2% të të gjitha vizitave të urgjencës dhe 4 % të gjithë vizitave mjekësore.

Dhimbjet e kokës janë:

Parësore: Pa shkak dëmtimi organik të trurit dhe strukturave të kokës, pa sëmundje sistemike

Dytësore: Shkak, dëmtimet e trurit, strukturat e tjera (sinuset, sytë, veshët) ose si pasojë e sëmundjeve sistemike.

Dhimbjet parësore janë më të shpeshta se ato dytësore. Më kryesoret janë:

  • dhimbja e kokës tensive,
  • dhimbja migrenoze,
  • dhimbja nga mbipërdorimi i analgjezikëve
  • dhe dhimbja e kokës Cluster;
  • Dhimbjet dytësore mund të vijnë nga shumë shkaqe si:
  • hemoragjia cerebrale nga shkaqe të ndryshme ( parësore , malformacione, aneurizma, kavernoma etj), tumore,
  • infeksione etj.

Dhimbjet e kokës jo vetëm që kanë impakt mbi jetën personale, familjare, sociale të pacientit, por edhe kanë shoqërim të shpeshtë me disa sëmundje të tjera, si çrregullimet e humorit, epilepsinë, AVC, infarktin e miokardit etj;

Tek fëmijët shkaktojnë ankth dhe prishin mbarëvajtjen e tyre në shkollë, i stigmatizojnë dhe i bëjnë të jenë më pak socialë;

Faktorët ambientalë dhe dhimbja e kokës

Faktorët ambientalë ndikojnë si nxitës në dhimbjet e kokës, si: drita, zhurma, aromat. Ndonjëherë edhe faktorët atmosferikë, ndryshimi i stinëve ndikojnë në frekuencën e dhimbjeve të kokës.

Dhimbjet e kokës kronicizohen nëse neglizhohen dhe merret mjekim pa kriter. Në disa raste neglizhimi është akoma më i rëndë kur pas dhimbjes së kokës fshihet ndonjë faktor dytësor ( përshembull, tumoret, aneurizmat)./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç