Dhimbjet e shpinës, kur duhet të shqetësoheni

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Shtylla kurrizore është kolona vertebrale e lidhur me muskujt, tendinat, ligamentet dhe mbrojtur nga disku ndërunazor. Problemet në çdo pjesë të shpinës mund të shkaktojnë dhimbje. Për disa njerëz, dhimbja e shpinës është vetëm diçka e bezdisshme. Për të tjerët, mund të jetë torturuese dhe mund të shkaktojë pamundësi në lëvizje.

Pjesa më e madhe e dhimbjeve të shpinës, edhe ato më të rënda, mund të lehtësohen vetvetiu pas 4 deri në 6 javë. Ndërhyrjet kirurgjikale janë të rralla për dhimbjet e shpinës dhe konsiderohen përgjithësisht si zgjidhja më e fundit.

Shkaqet

Shkaku më i zakonshëm i dhimbjes së shpinës është tendosja e muskulit ose ndrydhja e ligamentit.

Ndrydhjet dhe tendosjet e muskujve mund të ndodhin për shumë arsye, si mbajtja e peshave të rënda, qëndrimi jo i rregullt dhe mungesa e aktivitetit fizik. Të qenët mbipeshë gjithashtu mund të ndikojë në këtë rast.

Dhimbja e shpinës mund të shfaqet edhe si pasojë e ndonjë dëmtimi më të rëndë, si fraktura vertebrale apo dëmtimi i diskut; nga artriti apo ndryshime të tjera në shpinë të lidhura me moshën; nga infeksione të caktuara.

Shkaqet e dhimbjeve të shpinës përfshijnë:

· Spondiliti ankilozant

· Fibromialgjia

· Hernia diskale

· Infeksionet në veshkë

· Obeziteti

· Osteoartriti

· Infeksioni i kockave

· Osteoporoza

· Sëmundja e kockave Paget

· Qëndrimi jo i rregullt

· Shtatzënia

· Artriti reumatoid

· Sakroiliiti

· Nervi shiatik

· Skolioza

· Fraktura spinale

· Stenoza spinale

· Ndrydhjet dhe tendosja e muskujve

Kur të duhet të paraqiteni tek mjeku

Në shumicën e rasteve dhimbjet e shpinës lehtësohen vetvetiu brenda pak javësh pa pasur nevojë për ndonjë trajtim.

Nëse nuk ndiheni mirë, mund të pushoni për një apo dy ditë, jo më shumë, pasi mund të keni pasoja të tjera nga qëndrimi shtrirë për një kohë të gjatë. Mjekimet pa recetë mund t’ju ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve po aq sa dhe aplikimi i kompresa të ngrohta apo të ftohta në pjesën kur keni dhimbje.

Lini një takim me mjekun

Lini një takim me mjekun nëse dhimbja e shpinës nuk është lehtësuar edhe pas një jave trajtim në shtëpi ose nëse ajo është:

· E vazhdueshme ose intensive, sidomos gjatë natës ose kur jeni shtrirë

· Përhapet tek njëra ose të dyja këmbët, sidomos poshtë gjunjve

· Shkakton dobësi, mpirje ose ndjesinë e shpimit si me gjilpërë në njërën apo të dyja këmbët

· Shoqërohet me humbje në peshë në mënyrë të pashpjegueshme

· Nëse keni ënjtje ose skuqje në shpinë

Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore nëse dhimbja e shpinës:

· Ndodh pas një aksidenti, lëndimi gjatë stërvitjes apo si pasojë e rënies nga një ndërtesë e lartë

· Shkakton probleme me zorrët dhe fshikëzën e urinës

· Shoqërohet me temperaturë të lartë

Burimi: Mayo Clinic / Shendeti.com.al 

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi