Dhimbjet në trup, nga se shkaktohen dhe si t’i lehtësojmë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

shpine

Të dhembin gjunjët kur rri ulur për shumë kohë? Ndien dhimbje kur ngjit shkallët? Nuk je i vetëm. Dhimbjet e kyçeve, shkaktuar kryesisht nga artriti ose  shembjet e ndryshme, prekin më shumë se 10 milion njerëz  të të gjitha moshave dhe vështirësojnë aktivitetet e përditshme.

Më poshtë japim disa nga shkaqet e dhimbjeve dhe se si ti shërojmë ato.

Ngrirje qafe

Probleme specifike të qafës përfshijnë dëmtime të zverkut  dhe dëmtime të disqeve ndërvertebrore , por problemet më të shumta ndodhin për shkak të tensionit.

dhimbje-ne-qafe

Shenjat: Dhimbje dhe ngurtësi e me raste edhe mpirje ose therje

Shkaqet: Të fjeturit gjumë në një pozicion jo  të volitshëm ose tërheqje muskujsh janë të zakonshme, por qëndrimi i keq është shkaku kryesor. Kur përkulni kokën mbi tablet, telefon apo kompjuter, muskujt e qafës tendosen shumë. Tek një njeri mesatar koka peshon 5.4 kilogramë, por për çdo përkulje prej 2 centimetrash që i bëhet kokës, shtohen edhe 4.5 kilogramë.

Kështu, nëse e përkulni kokën vazhdimisht më shumë se sa 7 centimetra, kjo i shton qafës suaj mbi 19 kilogram shtesë.

Çfarë duhet të bëni: Mundohuni ta mbani  trupin në një pozicion neutral gjatë gjithë kohës. Mbajini veshët në një distancë të barabartë nga shpatullat dhe mjekrën mos e mbani as poshtë as lart.

Ushtrime: Për të rritur lëvizshmërinë rrotullojeni qafën me ngadalë majtas duke e përqendruar shikimin mbi shpatullën tuaj të majtë. Qafën rrotullojeni deri sa të mundni pa i shkaktuar dhimbje vetes. Përsëriteni të njëjtën gjë djathtas. Sigurohuni që shpatullat të jenë në qetësi. Përsëriteni këtë gjë nga 10 herë për çdo anë, dy herë në ditë.

Kapja keq e shpatullës

E quajtur ndryshe dhe ngrirja e shpatullës, sipas specialistëve kjo ndodh kur kapet keq ose pickohet tendina nga kockat e nyjës së shpatullave.

shpatull

Shenjat: E keni të pamundur të flini në zonën e prekur, nuk rrotulloheni dot lirshëm dhe nuk mund ta ngrini krahun sipër kokës.

Shkaqet: Shkaku më i zakonshëm është ai i  osteoartritit në shpatull. Arsye të tjera mund të jenë qëndrimi i keq, kur i mban shpatullat të përkulura përpara ose luajtja e lojërave si golfi, që kërkojnë të mbash për një kohë të gjatë të njëjtin qëndrim.

Çfarë duhet të bëni: Merrni një pako me akull dhe vendosni për 5 deri në 10 minuta mbi shpatull për të ulur inflamacionin. Është e rëndësishme që shpatulla të mbahet konstante dhe të mos lëvizet, prandaj dhe shumë pacientëve mjekët u sugjerojnë një injeksion që ul inflamacionin. Nëse këto metoda nuk funksionojnë, mbetet gjithmonë operacioni si  mundësia më ekstreme për të liruar tendinën e kapur.

Ushtrime:  Përkuluni përpara duke u mbajtur mbi një karrige ose tavolinë, dhe krahun e sëmurë lëreni të varur poshtë. Lëvizeni me kujdes  duke përdorur lëvizje rrotulluese. Rrotullojeni një minutë sipas  drejtimit orar dhe një minutë sipas drejtimit tjetër. Këshillohet të përsëritet 5 herë në ditë.

Dhimbje gjuri

Gjuri është edhe nyja më e prekshme, sepse mban peshën e gjithë trupit. Dhimbjet  e papritura dhe të  befasishme vijnë si rezultat i mbi lodhjes së gjurit ose shembjes së tij.

Kërcitja e gjunjëve, sidomos kur bëni stërvitje në palestër, është më se normale, por nëse edhe ju dhembin, kjo nuk është normale.

dhimbje-e-gjurit

Shenjat: Një dhimbje mpirjeje dhe shpuese që zakonisht i kap të dy gjunjët në të njëjtën kohë dhe përkeqësohet nga qëndrimi i tejzgjatur ulur, në gjunjë ose duke ngjitur shkallët.

Shkaqet: Shkaktohet zakonisht nga një mosbalancim në muskujt e brendshëm dhe të jashtëm të kofshës, e cila nxit inflamacionin. Shihet më se shpeshti tek ata persona që praktikojnë sporte ku bëhen shumë rrotullime, si futbolli, ski ose edhe klasat e kërcimit.

Çfarë duhet të bëni: Të biesh në peshë ndihmon shumë. Për çdo 0.5 kile që humbisni, gjurit i hiqet një peshë prej 1.8 kg.

Të mbajturit e një qese me akull në pjesën e gjurit ul ënjtjen që krijohet gjatë ushtrimeve fizike.

Mund të praktikohet edhe fizioterapi për ushtime forcimi që ndihmojnë në mosbalancimin e muskujve , por kjo është një gjendje e cila me kalimin e kohës do kalojë dhe nuk ka nevojë për masa drastike siç është operacioni.

Ushtrime: Të punosh me kuadricepin ndihmon në forcimin e gjurit. Shtrihuni me shpinë dhe me ngadalë ngrijeni këmbën nga toka.

Kur këmba të jetë disa centimetra  nga sipërfaqja, rrotullojeni atë për nga jashtë duke pasur parasysh që gishtat e këmbës të formojnë këndin 45 gradë me trupin. Kur të kryeni këtë veprim do ndieni një tërheqje në pjesën e brendshme të kofshës. Mbajeni këtë pozicion për 30 sekonda. Këshillohet të përsëritet tre herë në ditë.

Dhimbje e bërrylit

Kjo është gjendja kur ju dhemb pjesa e jashtme e bërrylit. Ndodh kur tendinat irritohen ose nxehen nga stresi.

dhimbje-e-berrylit

Shenjat: Dhimbje kur përthyeni krahun ose kur ngrini objekte të ndryshme.

Shkaqet: Kur luani lojëra, si për shembull tenis, shërbejnë si nxitës, por mund të shkaktohet edhe nga mbi lodhje e parakrahut.

Çfarë duhet të bëni: Duke e mbështetur krahun mbi kofshën tuaj masazhoni lehtësisht pjesën e jashtme të parakrahut nga bërryli tek kyçi i dorës për rreth 5 minuta çdo ditë. Kjo ndihmon në reduktimin e tensionit në muskuj. Injektimet mund të jenë një mundësi nëse vazhdoni të keni dhimbje , ose në rastin më të keq , mund të duhet të kryeni operacion.

Këshillë: Gjeni arsyen  që ju shkakton dhimbjen dhe ndalojeni. Nuk ka rëndësi trajtimi nëse dhimbja mund të përsëritet. Për shembull, nëse dhimbja mund të shkaktohet nga përdorimi i mausit të kompjuterit, atëherë  përdorni dorën tjetër.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit