Dhjami i barkut, cili është fajtori?

barkuBarku i madh nuk krijohet për shkak të ngrënies, por prej mungesës së aktivitetit fizik. Është pikërisht kjo mungesë lëvizjeje që çon në mbledhjen e yndyrnave dhe pastaj në shfaqjen e “rrathëve”. Një gjë e tillë vërtetohet nga një studim i kryer nga Universiteti i Stanfordit dhe i publikuar në “Revistën Amerikane të Mjekësisë” që zbulon sesi në 20 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara ka pasur një rritje të qëndrueshme të mungesës së aktivitetit fizik i lidhur me rritjen e masës së trupit. Nga ana tjetër kaloritë e marra (ushqimi) ka mbetur në të njëjtin nivel. Duke analizuar gjithë popullatën kërkuesit zbuluan se nga viti 1994 në vitin 2010 gratë joaktive u rritën nga 19.1% në 51.7%, ndërsa burrat joaktivë nga 11.4% në 43.5%. Dhjamrat e barkut janë rritur tek gratë çdo vit me 0.37% dhe tek burrat me 0.27%. Shkencëtarët nuk kanë gjetur ndonjë lidhje mes rritjes së dhjamit të barkut me konsumin e kalorive. Sekreti për të jetuar gjatë, thonë ekspertët, është të bësh aktivitet fizik, jo thjesht dietë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni