Blerina Bombaj, dietologe
Nuk bëhet fjalë për dhjamin që e shihni në pasqyrë dhe e prekni me dorë nën lëkurën e barkut. Është dhjami që fshihet në
brendësi të muskujve të barkut, vesh organet e barkut dhe vë në rrezik shëndetin. Meshkujt mbi moshën 40 vjeç dhe gratë afër menopauzës duhet të jenë në dijeni të këtij rreziku.
Ky tip dhjami është i lidhur me inflamacionin e rritur në organizëm, i cili është shkaktar i një sërë sëmundjesh kronike, si: sëmundje të zemrës, diabet, madje dhe alcajmer. Sasia e depozitimit të dhjamit në këtë zonë është e lidhur me stresin, kequshqyerjen dhe mungesën e aktivitetit fizik.
Tashmë në qendrën tonë disponohet aparatura e analizës së përbërjes së trupit, e cila gjithashtu mat dhjamin splahnik dhe ju vë në dijeni të riskut që mund të fshihet pas tij.


