Dhjetëra infermierë të painformuar në dyert e Ministrisë

Një lëmsh i madh, një katrahurë organizimi në Ministrinë e Shëndetësisë. Lejohen të hyjnë të gjithë brenda ambienteve e më pas del njëri që deklaron, dilni jashtë të gjithë. Askush nuk jep sqarim se sa do të merren sot. Dikush thotë 10 të parët, dikush tjetër 90 të parët e të tjerët të largohen në shtëpi. Askush nga Ministria e Shëndetësisë nuk del të sqarojë mbi situatën. Mungesë transparence, infermierë të pakënaqur …”

Ky mesazh ka ardhur ditën e sotme nga infermierët të cilët sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë mbledhur sot në ambientet e këtij institucioni për përzgjedhjen e vendit të punës .

Gazetari i “Pro Pacientit”, Emanuel Smaka,  në terren konfirmon se situata për të gjithë infermierët e pranishëm është krejtësisht e paqartë. Pas lajmërimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, thonë raportimet në terren,  ku vetëm 10 infermierët e parë në listë do të plotësonin formularin sot, pjesa tjetër është larguar. Ndërkohë që, jo vetëm 10 të parët, por të gjithë infermierët që kanë mbetur aty prezent po plotësojnë formularin./ ProPacientit.com

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak