Dhuna, diskutim mbi njohjen e tipologjisë së dhunuesit

Elena Beta

Fondacioni “Harriet Martineau” dhe Qendra “Act for Society” organizuan tw enjten takimin e hapur me temë “Tipologjia e dhunuesit dhe efektiviteti i masave rehabilituese”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të fushatës “No Hate Speech”, si pjesë e angazhimit në jetën shoqërore, me dëshirën për të kontribuar në të mirë të bashkëqytetarëve.

takim act for societyPjesëmarrës në këtë aktivitet ishin të rinj nga Shoqëria Civile, njerëz me kontribute në jetën publike, si dhe individë që përfaqësojnë zëra institucionalë.

“Gjithmonë është folur kundër dhunës, por mbi mënyrën se si dhuna ndodh nuk është folur shpesh, prandaj edhe ne kemi organizuar sot këtë takim të hapur ku gjithsecili mund të drejtojë pyetje si dhe të japë mendimin e tij në lidhje me këtë fenomen”, tha Armela Pengili, drejtoreshë ekzekutive e qendrës “Act for Society”

Në këtë takim u diskutua mbi shenjat të cilat paralajmërojnë dhunën dhe mjediset që prodhojnë dhunë, pasojat e ushtrimit dhe abuzimit të dhunës, tipologjinë e dhunuesit, si dhe mbi rehabilitimin e viktimave të dhunës.

Ky takim paraprin njëkohësisht me fushatën ndërkombëtare 16-ditore kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave, pjesë e së cilës është edhe vendi ynë.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve së Drejtorisë së Përgjithshme të Policise së Shtetit ishte tepër e vlefshme për bisedën, pasi i njohën të pranishmit me raste konkrete të prekshme të dhunës në shoqërinë shqiptare, si dhe me masat që janë marrë nga organet e shtetit për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave.

act for society no hate“Ligji është i shenjtë, i barabartë për të tërë. Në radhë të parë nga ligji duhet të ndëshkohen ata që ne zgjedhim jo ne që i zgjedhim ata pasi ne që zgjedhim jemi gjithmonë nën trysninë e dhunës së ligjit”, u shpreh Idajet Beqiri, avokat dhe pjesë e panelit.

“Kur them se kemi të bëjmë me një shoqëri që e sundon dhuna kam parasysh edhe kontaktet më të thjeshta që mund të kemi dhe puna e parë që duhet bërë fillimisht është ta qetësosh gjendjen”, vijoi ai.

Në përfundim të diskutimit, Entela Binjaku drejtoreshë e Fondacionit “Harriet Martineau” falënderoi pjesëmarrësit dhe panelistët duke i ftuar ata të bashkëpunojnë në përditshmërinë e tyre për një shoqëri sa më pranë standardeve të shoqërive perëndimore.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi