Dhuna me bazë gjinore, trajnohen mbi 4000 bluza të bardha

Në nivel Drejtorish të Shëndetit Publik pati dhe nisma të tjera programesh trajnimi edhe pas përfundimit të ndërhyrjes së koordinuar nga QKSS, për shkak të kërkesave nga punonjësit e shëndetësisë në rrethe

Elda Hallkaj, eksperte e vlerësimit të impaktit të programit të ndërhyrjes, theksoi se, me mbështetjen e UNFPA-së, kjo ndërhyrje mbarëkombëtare u realizua me sukses dhe stafi shëndetësor në 12 rajone të vendit është trajnuar për adresimin e dhunës me bazë gjinore. Ky program u zbatua nga Qendra Kombëtare për Studime Sociale (QKSS) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), i cili ka ofruar mbështetje teknike përgjatë gjithë procesit. Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) ka ofruar mbështetje financiare për mundësimin e kësaj sipërmarrjeje të rëndësishme.
Takimi UNFPA dhuna ne familje (4)Ekspertja Hallkaj theksoi se nga programi kanë përfituar rreth 4263 ofrues të shërbimeve mjekësore në nivel parësor.

“Kjo ndërhyrje mbarëkombëtare për ndërtimin e kapaciteteve të punonjësve të shëndetësisë u realizua për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të viktimave të dhunës me bazë gjinore. Ajo ka pasur si qëllim përmirësimin e cilësisë dhe eficencës së shpërndarjes së shërbimeve shëndetësore për viktimat e dhunës, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të punonjësve të shëndetësisë”, theksoi Hallkaj.

Trajnimet

Specialistja Elda Hallkaj shpjegoi se ekspertët dhe stafi i QKSS-së mbështetën dhe monitoruan të gjithë procesin e zhvillimit të trajnimeve. “Projekti u shtri në të gjithë Shqipërinë dhe gjatë periudhës 2009-2013 u trajnuan 4400 punonjës të shëndetësisë. Në nivel Drejtorish të Shëndetit Publik pati dhe nisma të tjera programesh trajnimi edhe pas përfundimit të ndërhyrjes së koordinuar nga QKSS, për shkak të kërkesave nga punonjësit e shëndetësisë në rrethe”, tha Hallkaj, duke shtuar se programi i trajnimit u certifikua me 10 kredite nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim. Ky program u konsiderua një risi për të gjithë personelin shëndetësor të trajnuar, duke sjellë një dimension social dhe mjekësor të adresimit të dhunës me bazë gjinore.

Gjetjet e vlerësimit dëshmojnë se:

– Trajnimi mbi dhunën me bazë gjinore (DHBGJ) ka përmirësuar ndjeshëm kapacitetin (njohuri, qëndrime dhe praktika) e ofruesve të shërbimit.

– Trajnimi, si një risi në përmbajtje dhe mënyrën e organizimit, ka hedhur themelet e shërbimit të DHBGJ në shërbimin parësor shëndetësor.

Shërbimi për adresimin e DHBGJ në nivel të qendrës shëndetësore karakterizohet nga tiparet e mëposhtme:

– Akses i kufizuar i shërbimit (në kuadër të ofrimit dhe të marrjes)

– Mungesa e një përkufizimi të plotë të shërbimit, si rezultat i mungesës së hartimit apo aksesit të dokumenteve rregullatore, orientuese dhe lehtësues e në fushë.

– Mungesa e manaxhimit për të mundësuar organizmin dhe ofrimin e shërbimit në mënyrë efektive, përfshirë ofrimin e mbështetjes teknike të vazhdueshme përmes trajnimeve, hartimit të planeve konkrete të ndërhyrjes, monitorimit dhe vlerësimit të shërbimit, si edhe mbështetjes financiare në realizimin e aktiviteteve.

– Mungesa e një përqasjeje të integruar gjithëpërfshirëse, të bazuar në të drejtat e njeriut dhe të ndjeshme ndaj nevojave të individit, veçanërisht grupeve më të cenueshme në komunitet.

Ofrimi i shërbimit të veçuar nga sektorët dhe aktorët e tjerë të rëndësishëm për të adresuar dhunën me bazë gjinore.

Nevojat dhe aspektet për adresim në të ardhmen:

Në nivel Drejtorie Rajonale Shëndetësore/Qendër Shëndetësore

•             Krijimi i një mjedisi pune, të karakterizuar nga respekti për dinjitetin njerëzor, ku personeli dhe klientët respektohen.

•             Mbështetja e shërbimit ndaj dhunës me bazë gjinore përmes integrimit të tij me shërbimet e tjera të ofruara në parësor, sipas një përqasjeje gjithëpërfshirëse të plotësimit të nevojave të individit dhe komunitetit.

•             Drejtimi dhe ofrimi i shërbimit të dhunës, duke i dhënë përparësi njohjes dhe përmbushjes së nevojave komplekse të grupeve më të cenueshme të popullatës.

•             Prioritizimi i trajnimit të vazhdueshëm me këtë temë, me qëllim ndryshimin e njohurive, qëndrimeve dhe aftësive të personelit lidhur me dhunën me bazë gjinore.

•             Sigurimi i mbështetjes së personelit me materiale mbështetëse informuese, edukuese dhe komunikuese, dhe mbështetje teknike, përfshirë monitorimin dhe vlerësimin e vazhdueshëm.

•             Angazhimi i të gjithë aktorëve, përfshirë komunitetin, në hartimin e planeve konkrete të punës, duke specifikuar kompetencat, rolet, përgjegjësitë dhe burimet e gjithsecilit.

•             Advokacia me aktorë të tjerë. Hartimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit në nivel lokal për të lehtësuar zbatimin e ndërhyrjeve me komunitetin.

Në nivel të sistemit shëndetësor

Organizimi dhe drejtimi i shërbimit të adresimit të dhunës me bazë gjinore përmes:

•             Realizimit të aktiviteteve të përcaktuara në Strategjinë e Shëndetit Riprodhues dhe Strategjinë e Dhunës në Familje (sektori i shëndetësisë). Përditësimi i dokumentit, duke u bazuar në kushtet aktuale të shërbimit shëndetësor dhe nevojat e popullatës për shërbim.

•             Integrimi i shërbimit të dhunës me bazë gjinore në të gjitha dokumentet e kornizës organizative dhe rregullatore (Udhëzues, Protokolle, Rregullore (role, përgjegjësitë), dokumente strategjike, paketa bazë e shërbimit në kujdesin parësor shëndetësor, manuale trajnimi etj).

•             Mbështetja teknike dhe me materiale informuese edukative në vazhdimësi për të targetuar aspekte të ndryshme të dhunës.

•             Monitorimi dhe vlerësimi i vazhdueshëm i shërbimit.

Ky shkrim është pjesë e suplementit “Mbi adresimin e dhunës me bazë gjinore”, botuar në numrin e 1 majit 2014 të gazetës “Shëndet+” dhe mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë 

UNFPA logo

 

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë