Dhuna në familje, media si edukues i publikut

IMG_0802Në kuadër të nismës “Së bashku kundër dhunës në familje” shoqata “Together For Life” me mbështetjen e UNDP, Un Women, e financuar nga Qeveria Suedeze, organizoi sot seminarin me temë “Sfidat e medias në raportimin e informacioneve për dhunën në familje”.

Të pranishëm në këtë seminar përballë gazetarëve të çështjeve sociale dhe shëndetësisë, ishin prof. Iris Luarasi, specialistja e Shëndetit Publik, Lumturi Mërkuri, gazetarja dhe specialistja e Barazisë Gjinore, Alida Tota, drejtoresha e shoqatës “Together For Life”, gazetarja Eglantina Bardhi. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues të UNDP-së.

IMG_0823Në fjalën e saj, Prof. Luarasi foli lidhur me sfidat e medias gjatë raportimit të lajmeve që prekin dhunën në familje. Ajo përmendi disa raste në të cilat, roli i medias kishte qenë negativ, duke i bërë familjet që të ndiheshin edhe më të dhunuara pas problemeve që u kishin ndodhur. “Një nga problemet kryesore të medias sot është mungesa e analizave, – u shpreh Luarasi. – Shohim se si në ngjarje të caktuara nuk bëhet një analizë sociologjie: varfëria, problemet, viktimizimi. Këto janë çështje që duhen trajtuar. Duhet të gjehet shkaku pse ndodhi një fenomen. Vetëm në këtë mënyrë mund të dimë si shoqëri se si ta shmangim”.

IMG_0846Një gjë e tillë u mbështet edhe nga specialistja e ISHP-së, Lumturie Mërkuri, e cila gjithashtu theksoi rëndësinë e veçantë të rolit që duhet të kenë bluzat e bardha gjatë trajtimit të rasteve të dhunës. “Dhuna mund të parandalohet, – tha Mërkuri, – dhe punonjësi shëndetësor mund të ndikojë shumë në këtë drejtim, pasi ai është i trajnuar për ta identifikuar një rast dhune”. Ajo u shpreh se media duhet të ketë një rol edukues pozitiv, dhe jo negativ ndaj publikut të gjerë.

Nga ana e saj, specialistja Alida Tota tha se gazetarët duhet të dinë të gjitha institucionet që janë përgjegjëse për dhunën në familje dhe të kontaktojnë me ta për çdo rast, në mënyrë që të jepet një pasqyrë sa më plotë. Sipas Totës, pasqyrimi në media rrit edhe përgjegjësinë e institucioneve.

Gjatë seminarit nga gazetarët e pranishëm u ngritën diskutime të ndryshme, ndërkohë që secili mori përsipër përgjegjësinë për të qenë më të kujdesshëm në trajtimin e rasteve të dhunës. Gjithashtu u theksua roli i madh që duhet të kenë djemtë dhe burrat si një pjesë e luftës kundër dhunës në familje.

OrganizatatTogether for life

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi