Dhunë ndaj mjekut në urgjencë. Instancat heshtin!

Denisa Canameti/ Shendeti.com.al

Fluksi i pacientëve në shërbimin e urgjencës së sëmundjeve të brendshme është shumë i lartë, veçanërisht gjatë këtyre muajve. Më shumë se 200 pacientë për 24 orë.dhune-ndaj-mjekut

Bluzat e bardha shpesh herë flasin për një situatë të papërballueshme që çon në kaos dhe rrëmujë brenda shërbimit. Kaos që degradon deri në përballje verbale e fizike midis mjekëve dhe pacientëve.

Pre e një përballje fizike ka rënë mbrëmë mjeku P.Gj. Ai ka qenë duke kryer shërbimin si mjek roje kur situata me një pacient ka degjeneruar në sherr.

Mjeku ka preferuar të mos e denoncojë këtë rast, duke e mbyllur çështjen brenda institucionit të QSUT-së.

Nuk është hera e parë që mjekët përballen me të tilla situata të pakëndshme. Ashtu sikurse nuk është hera e parë që asnjë nga instancat përgjegjëse nuk reagon për dhunën që ushtrohet mbi bluzat e bardha, duke e bërë terrenin e tyre të punës të pasigurt./ https://shendeti.com.al/ 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak