Dhunimi i mjekes dhe infermierit, QSUT: Njerëzit të mos bien pre e frymës dashakeqe

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dënon me forcë aktin e shëmtuar të dhunimit të mjekes B.H. në ambientet e QSUT-së, nga shtetasi H.H. ndërkohë që po ushtronte detyrën e saj.

QSUT 6-kateDrejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në vijim të denoncimit që vetë mjekja ka bërë në organet kompetente, u bën thirrje këtyre të fundit që t’i shkojnë deri në fund investigimit të ngjarjes si dhe të marrin të gjithë masat e parashikuara në ligj për ndëshkimin e autorit të dhunimit të mjekes B.H.

Duke u nisur dhe nga rasti i dhunimit të infermierit Gj.L. në ambientet e Urgjencës së QSUT një ditë më parë, QSUT dëshiron t’u rikujtojë të gjithë qytetarëve se mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është në dispozicion të tyre, për t’u ofruar një shërbim mjekësor sa më cilësor, si dhe të mos bien pre e një fryme dashakeqe ndaj këtij personeli, frymë e cila e gjen shprehjen edhe në aktet e dhunshme si ai i djeshmi ndaj infermierit apo i sotmi ndaj mjekes, të dy teksa ushtronin detyrën e tyre.

Rritja e presionit ndaj personelit mjekësor, ndërkohë që ky kryen detyrën në shërbim të pacientëve, nuk është as në interes të objektivit tonë për të ofruar një shërbim me cilësi, as edhe në interesin e pacientëve, të cilët vijnë për ta marrë këtë shërbim në spitalet tona.

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet