Dhunohet mjekja në QSUT. UMSH: Kemi kërkuar verifikimin e rastit

Denisa Canameti, Shëndet+

Vazhdojnë të përsëriten rastet e dhunës ndaj bluzave të bardha. Mjekja me iniciale L.C. është konfliktuar
ditën e enjte me një pacient. Konflikti ka degjeneruar deri në përplasje fizike.

Fatmir Brahimi (5)

Gazeta “Shëndet+” ka kontaktuar presidentin e Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimi, për të hedhur dritë mbi arsyet e kësaj dhune.

“Po. Është e vërtetë. Ka ndodhur dje. Nuk kam marrë hollësi për shkaqet e dhunës. Kam kërkuar verifikimin e menjëhershëm të rastit”, u shpreh Brahimaj.

Në një mbledhje të zhvilluar ditën e enjte, Urdhri i Mjekut ka parashtruar nevojën e ndërmarrjes së disa nismave që do të ndikonin në ndryshimin e frymës negative të krijuar në sistemin shëndetësor.

Megjithatë, ky rast dhune ka kaluar në heshtje.

Postime të ngjashme

A infektohet gjaku?
5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit