Dhurimi i vezëve për një femër tjetër

Elton Peci, gjinekolog

Mjaft femra, pavarësisht në moshë fertile, kanë një problem që nuk i lejon të prodhojnë vezë (ovocite) rregullisht, duke pasur kështu probleme në riprodhim.

mami shtatzene dhe bebiKëtu përfshihen femra vezoret e të cilave kanë ndaluar së funksionuari ose janë shumë afër këtij momenti dhe femrat të cilat për shkak të sëmundjeve të ndryshme kanë qenë të detyruara të kryejnë heqje të vezoreve (ooforektomi).

Në grupin e parë hyjnë femrat me menopauzë të parakohshme dhe ato afër menopauzës. Në grupin e dytë hyjnë pacientet me tumore, kiste apo kancer të ovareve apo të gjirit të cilat u janë nënshtruara heqjes kirurgjikale të vezoreve.

Për të dy këto grupe, e vetmja mundësi për të mbetur shtatzënë është dhurimi i vezëve nga një femër tjetër. këto vezë do të fertilizohen përmes fertilizimit in vitro në laborator me spermatozoidet e bashkëshortit dhe embrionet që do të formohen do të transferohen në mitrën e gruas marrëse.

Në këtë mënyrë, pavarësisht se femra marrëse nuk do të jetë nëna gjenetike e fëmijës, ajo sërish do të jetë nëna që do ta lindë dhe për rrjedhojë nëna biologjike.

Në këtë mënyrë pavarësisht se femra recipiente nuk do të jetë nëna gjenetike, ajo sërish do jetë nëna që do ta lindë dhe për rrjedhojë nëna biologjike.

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale