Diabeti / 5000 raste të reja çdo vit, 1 nga 2 shqiptarë nuk e dinë se vuajnë nga sëmundja

Të paktën 5000 raste të reja diagnostikohen çdo vit me diabet në Shqipëri, ku 1% prej tyre janë fëmijë. Këto janë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik. Sëmundja e diabetit po rritet me ritme të shpejta, ku numri total i të prekurve në Shqipëri llogaritet të jetë mbi 70 mijë.

Studimet tregojnë se 1 në 2 të rritur nuk e dinë se vuajnë nga kjo sëmundje, ndaj vitet e fundit organizatat dhe institucionet e linjës kanë ndërmarrë fushata sensibilizuese me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për diagnostikimin dhe parandalimin në kohë të kësaj sëmundje. Në kuadër të 14 nëntorit, Ditës Botërore të Diabetit, institucionet shëndetësore shpërndanë fletëpalosje informuese në qytetet kryesore të Shqipërisë.

Në bazë të një studimi ndërkombëtar të realizuar gjatë vitit 2014, Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se 422 milionë njerëz janë të prekur nga kjo sëmundje në të gjithë botën, krahas 108 milion personave që ishin të prekur në vitin 1980.

Mjekët rekomandojnë se kur një person është diagnostikuar si diabetik, forma e parë e trajtimit është ndryshimi i stilit të jetës. Pra kujdesi i përpiktë në marrjen dhe zgjedhjen e ushqimit të shëndetshëm dhe aktiviteti fizik.

Kur kjo formë e trajtimit nuk funksionon fillohet me mjekimin me barna, nëse është diabet tip 2. Nëse është diabet tip 1, duhet të fillohet menjëherë me insulinë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pse këmbët fryhen më shumë gjatë verës?
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
Allmuça: Nëse duam që dhuna të mos përsëritet, duhet të punojmë me dhunuesit duke i rehabilituar
BB kërkon kthesë në financimin e shëndetësisë, spitalet të paguhen sipas rezultateve
Plagosja në Poliklinikën në Shkodër, reagon KMD: Dhuna në ambiente publike po cenon sigurinë e qytetarëve dhe besimin tek institucionet
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj