Diabeti, çdo vit shtohen 3000 raste të reja në vend

Sot në kuadër të ditës Botërore të Diabetit, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me QSUT-në, Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik organizuan një Konferencë Mjekësore. Ky takim kishte si qëllim rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit për të diabet kryesorgjithë organizmat dhe individët që janë përgjegjës për kujdesin ndaj personave me diabet, për të kuptuar dhe kontrolluar më mirë këtë sëmundje, si dhe faktorët rëndues e shpërthyes të saj. Në fjalën e tij Ministri Beqaj theksoi rëndësinë zbulimit në kohë të diabetit. Zbulimi i vonw mund të shkaktojë ndërlikime serioze, të tilla si sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave, infeksione urinare, amputime të këmbëve etj.

Ministri u ndal gjithashtu edhe tek shifrat duke raportuar se janë rreth 63 mijë diabetikë të njohur ose 2.9% e popullsisë adulte, ndërkohë që numri i tyre duhet të jetë 2-3 herë më i lartë. Rreth 50% janë të padiagnostikuar, që do të thotë se në realitet shifra e përafërt e diabetikëve duhet të jetë 120-150 mijë. Mosha më e prekur nga diabeti është grupmosha 40-65 vjeç që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti Tip 2 po haset përherë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç, duke prekur moshat aktive për punë, por këmbanat po bien ndërkohë që forma e diabetit 2 po ndeshet edhe tek fëmijët.

beqja dita e diabetitDiabeti që haset më shumë është ai i Tipit 2 me 90% dhe 10% Tip 1, ndërkohë që çdo vit, në vendin tonë, regjistrohen rreth 3000 raste të reja me diabet, nga të cilat, 25-30 janë fëmijë.

Përveç kësaj ministri Beqaj tha se Diabeti si nosologji kronike zë vendin e dytë përsa i përket shpenzimeve të rimbursimit të barnave ose 17% të shpenzimeve të përgjithshme vjetore të rimbursimit dhe se për këtë vit, janë 1.3 miliard lekë që FSDKSH parashikon vetëm për rimbursimin me barna të pacientëve me diabet.

Ministri e mbylli fjalën e tij duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e angazhimit të gjithsecilit për një jetesë e ushqyerje të shëndetshme. /Denisa Canameti, Shëndet+

Postime të ngjashme

Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara