Diabeti i tipit 1, projekti pilot në Angli, pacientëve u jepet “pankreasi artificial”

Mijëra fëmijë e të rritur të prekur nga diabeti i tipit 1 në Angli mund të marrin një “pankreas artificial” si mjekim për të përballur gjendjen e tyre.

Projekti pilot, i pari i këtij lloji në botë, është iniciativë e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), që pritet t`i kontaktojë pacientët në fjalë këtë muaj për t`u dhënë atyre sistemin që rregullon nivelet e glukozës dhe shpërndarjen e insulinës.

“Pankreasi artificial shmang nevojën për testimet përmes shpimit të gishtit nënkupton se disa njerëz me diabet të tipit 1 nuk do të kenë më nevojë të injektojnë veten me insulinë, por të mbështeten te teknologjia për të marrë këtë ilaç që shpëton jetën”, shpjegoi NHS.

Këshilltarja e saj, Partha Ker u shpreh se “kjo teknologji inovative jo vetëm që përmirëson kujdesin mjekësor, por gjithashtu rrit cilësinë e jetës për të prekurit”. Ajo mund të parandalojë urgjencat hipoglikemike dhe hiperglikemike, të cilat mund të çojnë në konvulsione, koma apo edhe vdekje për njerëzit që jetojnë me diabet të tipit 1.

Aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar, me këtë sëmundje jetojnë rreth 270 mijë njerëz. NHS shpenzon pothuajse 10 miliardë paundë në vit për “identifikimin dhe trajtimin e diabetit”./TCH

Postime të ngjashme

Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri