Diabeti, sëmundje me 5 ndarje! Trajtimi, jo i njëjtë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shkencëtarët thonë se diabeti është sëmundje me 5 ndarje dhe trajtimi mund të përshtatet për secilin grup. Diabeti – ose nivelet e pakontrolluara të sheqerit në gjak – ndahet normalisht në diabetin e tipit 1 dhe 2. Megjithatë shkencëtarët në Suedi dhe Finlandë mendojnë se një pamje më e ndërlikuar, e zbuluar nga ata, mund të sjellë një epokë të re të ilaçeve të personalizuara për diabetin.

1 në 11 të rritur në të gjithë botën vuajnë nga diabeti, duke qenë kështu të rrezikuar edhe ataku në zemër, goditja në tru, verbimi, problemet me veshkat deri në amputim të gjymtyrëve.

Diabeti i tipit 1 është një sëmundje e sistemit imunitar, ku ky i fundit shkatërron qelizat beta që prodhojnë insulinën, një hormon i nevojshëm për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.

Ndërsa diabeti i tipit 2 shihet si një sëmundje e mënyrës së dobët të jetesës, duke qenë se dhjami në trup mund të ndikojë në mënyrën si funksionon insulina.

Në studimin, e kryer nga Qendra Universitare Lund e Diabetit në Suedi dhe Instituti për Mjekësinë Molekulare në Finlandë, u vëzhguan rreth 15 mijë pacientë, të cilët iu nënshtruan disa analizave të detajuara të gjakut.

Rezultatet, e publikuara tek revista The Lancet Diabetes and Endocrinology, tregojnë se pacientët mund të ndahen në 5 grupe.

Grupi 1 – është i njëjtë me diabetin tip 1 – prek njerëzit kur janë të rinj, të cilët duken si të shëndetshëm megjithatë sëmundja imunitare e bën të pamundur prodhimin e insulinës.

Grupi 2 – pacientët me diabet me mungesë të shpeshtë të insulinës, fillimisht duken të ngjashëm me ata në grupin 1 – janë shumë të rinj, kanë një peshë normale dhe kanë vështirësi për të prodhuar insulinë, megjithatë nuk është faji i sistemit imunitar.

Grupi 3 – pacientët me diabet me rezistencë të shpeshtë të insulinës janë përgjithësisht mbipeshë dhe prodhojnë insulinë, megjithatë trupi nuk reagon gjatë ndaj saj.

Grupi 4 – diabet i lehtë i lidhur me diabetin, që haset kryesisht tek njerëzit që janë shumë mbipeshë, megjithatë nga ana metabolike janë shumë afër normales se ata në grupin e 3.

Grupi 5 – diabet i lehtë i lidhur me moshën, ku pacientët zhvillojnë simptoma kur janë shumë më të moshuar se grupet e tjera dhe sëmundja priret të jetë e lehtë.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie