Përhapja e rasteve të kancerit me një shpejtësi alarmante nëpër botë kërkon metoda efikase për diagnostifikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje të komplikuar. Nga ana tjetër, sytë janë kthyer në mënyrë të pashmangshme nga qendrat e specializuara duke u fokusuar në trajtimin dhe diagnostifikimin e llojeve të ndryshme të kancerit.
Nisur nga kjo domosdoshmëri, Qendra Onkologjike “Neolife” (www.neolife.com.tr) nëpërmjet tekonologjisë së avancuar dhe stafit të mjekëve me përvojë, aplikon trajtimet më aktuale duke u bërë një qendër referuese onkologjike, e cila mbështet aspektet fizike dhe sociale të individit.
PET/CT është një metodë imazherike hibride e formuar me integrimin e pajisjeve PET (Tomografi Emitimi Pozitronesh) dhe CT (Tomografi Kompjuterike), të cilat mundësojnë përvetësimin e informatave metabolike dhe anatomike të organeve.
Në cilat fusha përdoret PET/CT?
PET/CT e përdorur në radiofarmaceutikë tregon ndjeshmërinë e sëmundjeve onkologjike, diagnozës, evulimin primar, vlerësimin e reagimit ndaj trajtimit dhe shkallët e rievulimit;
Hetime të qelizave të gjalla para revaskularizimit të pacientëve të zgjedhur me sëmundje zemre;
Përdoret në neurologji, në trajtimin diferencial të alcajmerit dhe në radiologji në përcaktimin e përqendrimit të të sëmurëve me epilepsi.
Cili është parimi themelor i PET/CT?
Glukoza është burimi kryesor i energjisë në trupin e njeriut. Qelizat e tumorit, për dallim nga qelizat normale të trupit, shtohen më shpejt, kështu metabolizmat e glukozës janë më të larta në krahasim me qelizat normale. Në ekzaminimet e PET/CT përdoret F-18 FDG (fluorodeoksiglukoza), që është një analog i glukozës. Metabolizmi i FDG-së brenda trupit është i njëjtë me glukozën. Dallimi i vetëm konsiston në marrjen e hapit të ardhshëm në brendi të qelizës, ku FDG si glukozë akumulohet duke u kthyer përmbys në brendësi të qelizës. Duke u etiketuar me F-18, FDG-së i jepet një strukturë radioaktive. Përderisa komponenta PET e pajisjes PET/CT mbledh rrezet radioaktive që emetohen nga F-18 dhe krijon imazhe metabolike, pjesa CT transmeton informacionet strukturore në sistem. Si përfundim, merret një imazh anatomik-metabolik që ka të bëjë me pjesën e trupit të ngelur në zonën e skanimit.
Avantazhet e PET/CT
PET duke monitoruar metabolizmin e glukozës qelizore jep informacione shumë të sakta në lidhje me potencialin funksional dhe malinj të lezioneve. Përderisa CT bën përshkrime të detajuara në lidhje me vendndodhjen e lezioneve, madhësinë e tyre e jep detaje anatomike si forma, ai nuk mund të jetë aq i saktë, për të përcaktuar ndarjen malinje dhe beninje sa PET. Kombinimi i këtyre dy metodave brenda së njëjtës pajisje mundëson zbulimin dhe përcaktimin e saktë të karakterit dhe vendndodhjes së lezioneve, evulimin e kancerit dhe rievulimin në mënyrën më të drejtë.
PET duke shqyrtuar aktivitetin biokimik, në raste të rezultateve negative, i bën të panevojshme procedurat e biopsisë kirurgjikale.
PET është metodë diagnostifikuese me vlera më të larta në ndarjen e ndryshimeve postoperative dhe nekrozës rrezatuese në përsëritjen e tumorit. Kështu, racionalizmi i planeve trajtuese po vjen duke u bërë më optimal se kurrë më parë.
Përpara dhe pas trajtimit (gjatë kurave) kryerja e PET/CT së bashku me planifikimin e kimioterapisë përcakton saktësinë e planifikimit të kurës. Vlerësimi kemosensitiv (në kontrollin pas 3 kurave) mundëson zgjedhjen e alternativave në rastet joaktive dhe në regjimet me potencial të lartë komplikimi.


