Dibër/ 30 banorë nga 3 fshatra me shenja helmimi në spital, mes tyre dhe të mitur

30 banorë në Dibër janë paraqitur në spital, pasi mendohet se janë helmuar nga sasia e lartë e klorit në ujin e rrjetit. 30 banorë në Dibër janë paraqitur në spital, pasi mendohet se janë helmuar nga sasia e lartë e klorit në ujin e rrjetit.

Banorët janë të fshatrave Kastriot, Vakuf, Fushë Alie.

Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.

A është i rrezikshëm klori në ujin e pijshëm?

Helmimi me klor mund të shkaktojë simptoma në shumë pjesë të trupit:

RRUGËT E FRYMËMARRJES DHE MUSHKËRITË

  • Vështirësi në frymëmarrje 
  • Ënjtje e fytit 
  • Mbushja e mushkërive me ujë ( edema pulmonare )

GJAKUT

  • Ndryshim i rëndë në nivelin e acidit në gjak (balanca e pH), që çon në dëmtime në të gjitha organet e trupit

SYTË, VESHËT, HUNDËN DHE FYT

  • Humbja e shikimit
  • Dhimbje të forta në fyt
  • Dhimbje ose djegie të forta në hundë, sy, veshë, buzë ose gjuhë

SISTEMI GASTROINTESTINAL

  • Gjak në jashtëqitje
  • Djegie në ezofag
  • Dhimbje të forta barku
  • Të vjella
  • Të vjella me gjak

ZEMRA DHE ENET E GJAKUT

  • Kolapsi
  • Presioni i ulët i gjakut që zhvillohet me shpejtësi ( shok )

LEKURA

  • Djegiet
  • Irritim

Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Postime të ngjashme

Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës