Dibër, Beqaj: Investim 90 mijë euro për qendrën shëndetësore të Maqellarës

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka vizituar zonën e Maqellarës në Dibër, ku u ka premtuar banorëve se “pranverën e vitit të ardhshëm do të kenë një qendër të re shëndetësore të pajisur me aparatura të reja, që do të bëjnë të mundur ekzaminimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve”.Beqaj_Maqellare

Sipas kreut të shëndetësisë, do të jetë një financim i Qeverisë Zvicerane prej 90 mijë eurosh, i cili do të bëjë të mundur rikonstruksionin e plotë të godinës ekzistuese, si dhe pajisjen e saj me të gjitha barnat dhe pajisjet e nevojshme.

Ai ka njoftuar gjithashtu se duke filluar nga java e ardhshme, autoambulancat nuk do të jenë të stacionuara vetëm në Spitalin e Peshkopisë, por do të shpërndahen në disa pika në rreth, në mënyrë që të shkurtohet shumë koha e përgjigjes ndaj rasteve që vijnë në urgjencë.

“Nga java e ardhshme, një autoambulancë që deri më sot ishte në spital, do të të jetë e stacionuar gjithmonë në Maqellarë në mënyrë që të ketë kohë në rastet kur nevojitet vetëm për të vajtur në spital dhe jo për të ardhur nga Peshkopia deri në Maqellarë,” tha Beqaj.

Nga ana tjetër, Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, dr. Skënder Brataj, pohoi se autoambulancat e reja janë të pajisura me aparatura të cilat mund të kryejnë goditje elektrike, elektrokardiogramë, si dhe matje të parametrave të zemrës për pacientët me sëmundje kardiake.

Në të gjithë vendin janë 20 autoambulanca të reja të cilat janë të pajisura me këtë lloj aparature./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë