Dibër, infektohet një efektiv policie dhe një punonjës bashkiak

Gazetare: Klevisa GJIKA

Gjatë 24 orëve të fundit janë marrë 20 tampone në qytetin e Dibrës, në 2 vatrat e infeksionit: bashkinë dhe policinë e vendit. Të dhënat e fundit tregojnë se një punonjës i stafit të Bashkisë Dibër dhe një punonjës policie kanë marrë përgjigje pozitive pas kryerjes së testit për koronavirusin.

Teste të tjera janë dërguar pranë laboratorit të Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë për të bërë analizën e tamponeve të reja për personat e dyshuar me COVID – 19.

Aktualisht, po bëhet monitorimi i zbatimit të masave për minimizimin e përhapjes së virusit edhe më tej. Në Dibër po bëhen inspektime në terren për evidentimin e rasteve që nuk ruajnë distancën dhe nuk vënë maskën.

Kujtojmë se deri tani ka 1 humbje jete dhe 24 raste aktive në këtë rreth.

Postime të ngjashme

Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara