Dielli, si ta mbrojmë fytyrën?

Në stinën e verës fytyra është më e ekspozuar ndaj rrezeve të forta diellore duke shkaktuar kështu edhe probleme të ndryshme në lëkurë. Një ndër këto probleme janë edhe njollat kafe. Shfaqja e njollave kafe lidhet edhe me një sërë faktorësh të tjerë siç mund të jenë: stresi, shtatzënia etj. duke u kthyer në një problematikë të gjerë për shumicën e femrave.

Blerta Gjoni dermatologe

Dermatologia Blerta Gjoni

Shumica prej tyre preferojnë kurat në ambjente shtëpie, të cilat jo gjithmonë rezultojnë të suksesshme, duke neglizhuar vizitën te mjeku. E pyetur për këtë problem, dermatologia Blerta Gjoni për gazetën “Shëndet+” jep disa këshilla duke theksuar se është shumë më e rëndësishme që të mbrohemi nga rrezet e rrezikshme që në pranverë, pa filluar rrezet e forta të diellit që njerëzit marrin gjatë periudhës së plazhit.

Doktoreshë, kur shfaqen më shpesh njollat në fytyrë?

Në  një tip lëkure të fytyrës që ka tendenca te hiperpigmentohet sapo fillojnë rrezet e para të diellit. Këshillojmë fillimin e përdorimit të  kremrave me filtra mbrojtës për çdo tip lëkure të paracaktuar nga vizita dermatologjike. Në të kundërt, do të jetë tepër vonë për të hequr njollat kafe, të cilat përgjithësisht janë karakteristike të muajit mars. Është shumë më e rëndësishme që të mbrohemi që në pranverë nga rrezet e rrezikshme sesa ta lëmë vetëm për periudhën e plazhit.

Sa të dëmshme janë rrezet e forta diellore?

Ekspozimi në rrezet e forta diellore mund të bëhet shkak për shfaqjen e një sërë problemesh të lëkurës të cilat mund të marrin përmasa të vështira nëse nuk trajtohen në kohën e duhur. Në këtë periudhë duhet filluar nga përdorimi i kremrave me filtra mbrojtës të cilët të jenë me një faktor SPF nga 20-35.

lek2Çfarë i shkakton njollat kafe në fytyrë?

Çarja e vrimës së ozonit, qëndrimi i zgjatur në diell, por edhe stresi janë disa nga faktorët që ndikojnë në shtimin e njollave ngjyrë kafe. Nuk ngelen prapa si faktorë negativë edhe ushqimi jo i mirë, ndotja e mjedisit, pakujdesitë dhe mostrajtimi i lëkurës së fytyrës në mënyrë të vazhdueshme.

Po përdorimi i kremrave?

Përdorimi i kremrave të ndryshme është mirë të merret nën këshillën e mjekut. Kjo për vetë faktin se rekomandohen ato kremra duke i përshtatur me fototipin e lëkurës.

Çfarë këshillohet për përdorimin e tyre?

Ndërkohë që përdorimi i tyre këshillohet të bëhet çdo tre apo katër orë për ata që janë për më shumë orë nën efektin e rrezeve të diellit. Gjithashtu, është rëndësishme që lyerja të bëhet 20 minuta para ekspozimit në diell. Ndërsa pas çdo larjeje është e nevojshme që të aplikohet sërish përdorimi i kremrave mbrojtës që të shmangen simptomat negative.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer