Dieta 24 ditore: humbisni 8 – 10 kg

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Kjo është një dietë kimike e bërë nga Instituti Gjerman i Ushqimit. Dieta konsiston në mospërzierjen e kategorive të ndryshme të ushqimeve. Duke qënë se gjatë gjithë ditës duhet të konsumoni të njëjtin ushqim, ju mund të hani sa herë të doni gjatë ditës, por vetëm produktet që janë të përmendura, nuk duhet ta shkelni atë.

  • Ju mund të konsumoni çaj dhe kafe gjatë gjithë ditës, por me qumësht pa yndyrë dhe pa sheqer.
  • Pini sa më shumë ujë.
  • Në sallatra mund të shtoni shumë pak kripë, piper, uthull dhe vaj ulliri.
  • Mos pini pije me sheqer

diet1Dita 1: makarona me djathë të grirë

Dita 2: oriz me djathë të grirë

Dita 3,4,5: qofte me sallatë mikse (jeshile, qepë, domate, kastravec, spec, lakër etj)

Dita 6,7,8: mish derri të pjekur me sallatën miks si mësipër

Dita 9, 10, 11: pulë e pjekur me sallatë mikse

Dita 12, 13: patate të pjekura me perime të ziera (si brokoli, lulelakër etj), sallatë mikse dhe pak djathë të bardhë.

Dita 14, 15: mish vici i pjekur me sallatë mikse (jo perime të ziera)

Dita 16, 17: vetëm fruta (jo rruth , jo fiq)

Dita 18, 19: vetëm sallatë mikse

Dita 20, 21: fasule ose bizele, sallatë mikse, perime të ziera

Dita 22, 23: oriz i zier dhe kos

Dita 24: kjo është dita e përfundimit të dietës, mund të hani c’të doni. Por jo me tepri.

KUJDES!!! Ju lutem mos ndiqni asnjë dietë pa u konsultuar me mjekun. Jo të gjithë trupat reagojnë në mënyrë të njëjtë. / shendeti.com.al / Burimi: sparkpeople /

Postime të ngjashme

Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze