Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet +”: D.Bardhi
Së pari po fillojmë me rregullat e dietës:
- Pini sa më shumë ujë 8 – 10 gota në ditë
- Mos konsumoni në mënyrë kategorike asgjë tjetër përveç produkteve të parashikuara në dietë, as mos i ndryshoni ditët me njëra tjetrën
- Konsumoni kafe dhe çaj pa sheqer
DITA 1: Vetëm fruta: hani fruta gjatë gjithë ditës, përveç bananes. Do të këshilloheshin shalqini dhe pjepri sepse janë të pasura me ujë dhe ju mbajnë të ngopur gjatë.
DITA 2: Vetëm perime: mund të hani perime të freskëta dhe të ziera gjatë gjithë ditës. Mëngjesin fillojeni me një patate mesatare të zier, me shumë pak vaj ulliri.
DITA 3: Fruta dhe perime: në këtë ditë mund të hani fruta dhe perime të freskëta ose të ziera gjatë gjithë ditës. Mos hani patate.
DITA 4: Banane dhe qumësht pa yndyrë: hani 4-5 banane dhe pini 3 gota qumësht.
DITA 5: Mish dhe domate: hani 300 gr fileto pule ose vici dhe 4-5 banane. Përpiquni të pini sa më shumë ujë për të eleminuar acidin urik nga trupi.
DITA 6: Mish dhe perime: hani 300 gr biftek pule ose viçi dhe perime sa të doni. Perimet duhet të jenë të ziera ose të freskëta. Mos hani patate.
DITA 7: Oriz, perime, lëng frutash: gjatë kësaj dite mund të hani oriz dhe perime sat ë doni. Niseni ditën me një lëng frutash të freskët.
Nëse doni të humbisni më shumë kilogram pas dietës, ndërpriteni dietën 3 ditë dhe më pas rifillojeni nga fillimi.
Burimi: Spark people

