Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Shumica e grave aziatike kanë trup të përsosur, pa celulitit, për shkak të dietës së tyre të shëndetshme, pa sheqerna të rafinuar dhe yndyrna të ngopura. Ju duhet ta dini se, në bazë të filozofisë aziatike, ushqimi ndahet në disa pjata të vogla pa ju dhënë mundësinë të ngopeni tërësisht.
Dr. Colin Campbell ka krijuar këtë dietë aziatike. Siç e dimë të gjithë, përbërës kryesor në dietën aziatike është orizi. Ai kombinohet me mish, fruta dhe perime. Ndonjëherë ata zëvendësojnë orizin me grurë, bukë integrale apo me petë të bëra me miell integral.
Nëse dëshironi të keni një trup të përsosur si gratë aziatike, duhet të konsumoni shumë spinaq, hudhër, qepë, karrota në baza ditore. Ju mund t’i hani ato të freskëta, të ziera ose të marinuara me vaj dhe uthull. Gjithashtu, ju mund të përfshijni arra, djathë të freskët dhe kos në dietën tuaj të përditshme.
Një herë në një javë mund të hani mish pule ose vezë. Duhet të hani fruta të freskëta me mjaltë dhe arra, ose çokollatë të zezë me 75% kakao në vend të ëmbëlsirave.
Një herë në muaj, mund të hani mish të kuq si mish viçi, mish lope dhe derri rrallë. Hajini në sasi të moderuar.
Dr. Colin Campbell thotë se do të humbni 3 kg në vetëm 10 ditë me këtë dietë aziatike.
Burimi: healthytips/http://shëndeti.com.al


