Dieta e pasur me këto lëndë ushqyese ju shpëton nga kanceri i zorrës së trashë

Salmoni, bajamet dhe farat chia mund të rrisin shanset e mbijetesës nga kanceri i zorrës së trashë. Sekreti qëndron tek acidet yndyrore omega 3 (që gjendet tek këto ushqime), ku sipas një studimi të ri, mund të parandalojnë përhapjen e masës tumorale në të gjithë trupin.

Universiteti Aberdeen, në Skoci, qëndron pas këtyre zbulimeve të reja, që janë të parat që sugjerojnë një lidhje mes ushqimeve të tilla dhe mbijetesës nga kanceri i zorrës së trashë.

Si u krye studimi?

Shkencëtarët matën enzimat e prodhuara nga acidet yndyrore omega 3 dhe omega 6 – që gjenden tek pula, vezët dhe frutat e thata – tek 650 pacientë me kancer të zorrës së trashë. Të dhënat më pas i krahasuan me shanset që pacientët kishin për t’i mbijetuar kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Rezultatet treguan se personat që kishin nivelet më të larta të enzimave kundër kanceri kishin më shumë shanse që t’i mbijetonin sëmundjes.

Masa tumorale tek këta pacientë ishte përhapur më pak, prandaj kishin më shumë shanse për t’i mbijetuar këtij lloji kanceri.

Kanceri i zorrës së trashë është një prej patologjive më rënda me të cilat përballet aparati tretës. Krahasuar me tumoret e tjera, ai renditet i dyti në listë për sa i përket vdekshmërisë, me një incidencë më të rritur tek meshkujt.

Dhimbje barku, diarre, humbje oreksi, rënie në peshë, gjak në jashtëqitje, anemi e pashpjegueshme janë vetëm disa nga shenjat paralajmërueseë të tij, megjithëse shpeshherë shfaqet dhe pa këto simptoma.

Mos humbisni: Kanceri i zorrës së trashë, shenjat që nuk duhet t’i injoroni.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?