Kanceri i zorrës së trashë, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Bisedoi: Elona Tereziu

Kanceri kolorektal është një prej patologjive më rënda me të cilat përballet aparati tretës. Krahasuar me tumoret e tjera, ai renditet i dyti në listë për sa i përket vdekshmërisë, me një incidencë më të rritur tek meshkujt.

Dhimbje barku, diarre, humbje oreksi, rënie në peshë, gjak në jashtëqitje, anemi e pashpjegueshme janë vetëm disa nga shenjat paralajmërueseë të tij, megjithëse shpeshherë shfaqet dhe pa këto simptoma.

Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 1 në kryeqytet flet më tepër lidhur mbi këtë patologji, duke renditur edhe faktorët predispozues, rëndësinë e kapjes në kohë dhe mënyrat e parandalimit.

Çfarë është kanceri kolorektal?

Një prej problemeve më të rënda me të cilat përballet aparati tretës në organizmin e njeriut është kanceri i zorrës së trashë. Krahasuar me tumoret e tjera, renditet i dyti në listë për sa i përket vdekshmërisë, me një incidencë lehtësisht më të rritur tek meshkujt krahasuar me femrat.

Kanceri kolorektal, për nga vetë emri, është një patologji malinje që prek zorrën e trashë. Sipas statistikave botërore, renditet si tumori i dytë malinj pas kancerit të prostatës tek meshkujt dhe i treti tek femrat pas tumoreve të gjoksit.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës