Dieta e pasur në fibra, për një jetë të gjatë dhe pa sëmundje

Njerëzit që ndjekin dieta të larta në fibra janë më pak të rrezikuar që të kenë një vdekje të parakohshme dhe të zhvillojnë sëmundje kronike si goditja në tru ose kanceri, krahasuar me njerëzit që konsumojnë një dietë të ulët në fibra, ka zbuluar një studim i ri.

Fibrat dietike përfshijnë karbohidratet me bazë bimore, si drithërat, farat dhe disa lloje thjerrëzash. Studimi tregon se dozat e larta të fibrave ulin rrezikun e një sërë sëmundjesh (sëmundjet e zemrës, diabeti tip 2 dhe kanceri kolorektal), ul peshën trupore dhe nivelet në total të kolesterolit, si dhe ul rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Shkencëtarët nga Universiteti Otago në Zelandë të Re kanë marrë miratimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të njoftojnë mbi rekomandimet e reja të dozave të fibrave.

Shkencëtarët analizuan mbi 180 studime vëzhguese dhe 50 eksperimente klinike të 4 dekadave më parë.

“Përfitimet shëndetësore të konsumimit të fibrave duken të jenë edhe më të mëdha seç është menduar më parë” shpjegon bashkëautori Jim Mann, profesor në Universitetin Otago.

Një dietë e pasur me fibra lidhet me 22% më pak rrezik për zhvillimine  goditjes në tru, 16% më pak rrezik për zhvillimin e diabetit tip 2 dhe kancerit kolorektal, dhe 30% më pak rrezik për vdekje nga sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët rekomandojnë konsumin e 25 gramëve deri në 29 gramë fibra çdo ditë. Dozat më të larta janë edhe më të mira.

Burimi: CNN / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?