Dieta me shumë fruta dhe perime ndihmon për përmirësimin e kujtesës

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Keni nevojë për një arsye tjetër se përse duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime?

Sipas një studimi të fundit, dieta ushqimore e pasur në fruta dhe perime mund të ulë rrezikun e humbjes së kujtesës. Në studim u përfshinë gati 28,000 burra, me një moshë mesatare 51 vjeç, të cilët plotësuan çdo 4 vite për 20 vjet një pyetësor lidhur me sasinë e frutave, perimeve dhe dietës ushqimore që ndiqnin çdo ditë. Pjesëmarrësit iu nënshtruan gjithashtu disa testeve të memories më pak se 4 vite para përfundimit të studimit, kur mosha mesatare ishte 73 vjeç.
Shkencëtarët zbuluan se burrat që që konsumonin në përditshmërinë e tyre më shumë fruta dhe perime (gjashtë ose më shumë racione) ishin më pak të predispozuar që të zhvillonin probleme me kujtesën ose të kishin një kujtesë të dobët krahasuar me ata që konsumonin më pak fruta dhe perime (rreth dy racione në ditë ose më pak). Një racion i frutave u përkufizua si një filxhan frutash të tërë ose gjysmë filxhan lëng frutash. Një racion i perimeve ishte një filxhan perime të papërpunuara ose dy gota zarzavate me gjethe.

Lidhja? Shkencëtarët mendojnë se antioksiduesit dhe substancat bioaktive – siç janë vitaminat A, B, C dhe E; karotenoidet; flavonoidet; dhe polifenolët – gjetur në fruta dhe perime, mund të reduktojnë stresin oksidativ të trurit, duke ulur kështu rrezikun për zhvillimin e problemeve me kujtesën të lidhura me moshën./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?