Dieta nordike, më e mira për t’u dobësuar!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

dieta nordike 78Nëse nuk keni dëgjuar për dietën nordike, ju mund të imagjinoni një pjatë me qofte suedeze. Por në fakt, ky stil fokusohet në një dietë të shëndetshme, duke përfshirë shumë ushqime me bazë bimore që gjithmonë na inkurajojnë për të ngrënë shëndetshëm. Disa studime sugjerojnë se një model nordik i të ushqyerit mund të nxisë humbje peshe dhe të normalizojë presionin e ulët të gjakut.

Kjo dietë përfshin drithërat  të tilla si thekër, elb, manaferrat dhe fruta të tjera. Perimet (sidomos lakër dhe perime rrënjë si patate dhe karrota), peshk yndyror si salmon, skumbri dhe bishtajore (fasule dhe bizele).

“Dieta nordike është një model i shëndetshëm diete, thotë Dr Frank Hu, profesor i të ushqyerit në shkollën e Harvardit,departamenti i Shëndetit Publik. Kjo dietë përfshin sasi të moderuara të peshkut, vezës, dhe sasi të vogla të qumështit, por ju kufizon në ushqimet e përpunuara, ëmbëlsirat, dhe mishin e kuq.

Konsumimi i boronicave është një tjetër aspekt të veçantë i dietës nordike. Hulumtimet nga shkencëtarët e Harvardit lidhin sasitë e shumta të boronicave dhe luleshtrydhve, në më pak shtim në peshë dhe në rrezik më të ulët për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Manaferrat janë burime të shkëlqyera të kimikateve bimore të cilat shërbejnë për të ulur presionin e gjakut dhe i bëjnë enët e gjakut më fleksibël.

Burimi: http://www.health.harvard.edu/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe