Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Mbipesha dhe obeziteti janë një nga problemet më shqetësuese të kohëve të fundit. Faktorët kryesorë të këtij fenomeni global janë kryesisht kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik. Në këtë postim do t’ju tregojmë për një kurë shumë të thjeshtë natyrale e cila përshpejton metabolizmin dhe për pasojë ju ndihmon të bini në peshë.
Gjithçka që ju nevojitet janë 2 lugë mjaltë i papërpunuar, 1 lugë gjelle kanellë, 250ml ujë. Pijeni lëngun e krijuar çdo mëngjes esëll, rreth 1 orë para se të konsumoni ushqim dhe 1 gotë në darkë 1 orë para se të flini gjumë. Nëse mbani një dietë të ekuilibruar ky lëng do t’ju ndihmojë të bini në peshë disa kilogramë në më pak se një muaj. Përveç të tjerave, lëngu me mjaltë dhe kanellë është një kurë natyrale që s’ka efekte anësore./ Burimi: steptohealth


