Dieta për të ulur acidin urik (si formë e artritit) dhe peshën

Blerina Bombaj, dietologe

Acidi urik i lartë në gjak është një formë e artritit. Është e lidhur me dietën, në veçanti me mbikonsumin e mishit, prodhimeve të detit dhe alkoolin. Dieta duhet të jetë mjaft strikte nëse nuk kombinohet me ilaçe.

gonoartrozaa1Dieta që rekomandohet për të ulur acidin urik konsiston në një plan të ekuilibruar dhe të shëndetshëm, për të parandaluar edhe semundje kronike të ndryshme.

Për të ndjekur dietën:

Kufizoni mishin, shpendët dhe peshkun. Proteinat shtazore janë tepër të pasura në Purina. Evitoni në veçanti të brendshmet, cironkat, açuget dhe merlucin. Mishi i kuq, peshku i yndyrshëm dhe prodhimet e detit (peshku ton, karkalecat, aragosta) shoqërohen me përkeqësim të situatës. Sasia duhet të kufizohet në 120 – 170gr/ditë.

Ulni yndyrën. Yndyrnat e ngopura ulin aftësinë e trupit të eliminojë acidin urik. Proteinat bimore si fasulet dhe thjerrëzat, si dhe bulmeti pa yndyrë ju ndihmojnë të ulni sasinë e yndyrës në dietë.

Evitoni alkoolin. Alkooli pengon eliminimin e acidit urik nga organizmi. Birra në veçanti është e lidhur me kriza të ndjeshme.

Kufizoni ose evitoni ushqime që përmbajnë shurup misri. Fruktoza, i vetmi sheqer që rrit acidin urik. Shumë lëngje, pije dhe ëmbëlsira të gatshme përmbajnë shurup të pasur në fruktozë.

Zgjidhni karbohidrate komplekse. Konsumoni më shumë drithëra, fruta dhe zarzavate dhe më pak karbohidrate të rafinuara, si buka e bardhë, tortat apo ëmbëlsirat.

Zgjidhni bulmet pa yndyrë. Disa studime tregojnë se bulmeti pa yndyrë mund të ndihmojë.

Pini sa më shumë ujë. Lëngjet ndihmojnë në eliminimin nga trupi të acidit urik. Nga 8 – 16 gota ujë në ditë është një objektiv me rezultat të sigurt. Edhe konsumi i kafes ndihmon.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe