Dieta që po ju rrezikon nga diabeti

Nëse jeni fans i dietave agjëruese, duhet ta lexoni këtë. Të rrish çdo ditë për orë të tëra pa konsumuar asgjë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, paralajmërojnë ekspertët. Dietat si ajo 5:2, ku ku pesë ditë hahet normalisht dhe 2 ditë kufizohen në mënyrë ekstreme kaloritë, kanë fituar shumë popullaritet vitet e fundit me pretendimin se ndihmojnë në rënien në peshë.

Por, të dhëna të reja nga Shoqata Evropiane e Endokrinologjisë sugjerojnë se mund të dëmtojë pankreasin dhe çrregullojë nivelet e insulinës në trup, hormoni përgjegjës për rregullimin e sheqerit në gjak. Ekspertët nga Universiteti Sao Paulo në Brazil kanë hulumtuar mbi efektet e agjërimit çdo ditë tek minjtë për një periudhë 3-mujore.

“Ky është studimi i parë që tregon se, pavarësisht rënies në peshë, dietat e përhershme agjëruese mund të dëmtojnë pankreasin dhe ndikojnë në funksionimin e insulinës edhe tek njerëzit e shëndetshëm, duke çuar kështu në zhvillimin e diabetit dhe gjendjeve të tjera shëndetësore të rrezikshme për jetën”, deklaron autorja kryesore e studimit, Ana Bonassa.

Burimi: New York Post / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?