Dieta vegjetariane, sekreti i jetëgjatësisë?

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Personat që konsumojnë më shumë proteina nga bimët dhe më pak nga kafshët mund të jetojnë më gjatë, edhe nëse pinë shumë alkool ose duhan, sugjeron një studim amerikan.dieta vegjetariane

“Prejardhja e proteinave  është po aq e rëndësishme sa sasia e ushqimit që njerëzit konsumojnë”, thotë autorja kryesore e studimit, dr. Mingyang Song, hulumtues shkencor tek Universiteti i Harvardit dhe Spitali i Përgjithshëm i Masaçustit në Boston.

“Bimët janë një burim më i mirë i proteinave sesa produktet shtazore”, thotë ai.

“Nëse njerëzit duhet të zgjedhin mes produkteve shtazore, duke të shmangnin mishin e kuqe dhe ta zëvendësojnë me peshk ose mish pule”, shton Song.

Song dhe kolegët e tij monitoruan më shumë se 13 mijë infermierë dhe profesione të tjera që lidhen me shëndetin për disa dekada. Gjysma e pjesëmarrësve merrnin të paktën 14% të kalorive nga proteinat shtazore dhe 4% nga ato bimore.

Në fillim të studimit, pjesëmarrësit ishin të moshës rreth 49 vjeç. Shumica ishin femra.

Ndërsa deri në fund të studimit, rreth 36 mijë njerëz ndërruan jetë, mbi 8800 veta nga sëmundjet kardiovaskulare dhe rreth 13 mijë nga kanceri.

Pasi u shqyrtuan edhe faktorë të tjerë të mënyrës së jetesës, si duhani, alkooli, obeziteti dhe pasiviteti fizik, u arrit në përfundimin se me rritjen e çdo 3 përqindëshi të kalorive nga proteinat bimore, ulej 10% rreziku i vdekjes gjazë periudhës së studimit.

Rezultatet ishin krejt të kundërta tek personat që kishin konsumuar më shumë produkte shtazore. Çdo 10 përqindësh kalori nga proteinat shtazore lidhjes me 2% më shumë rrezik të vdekjes nga çdo shkaktar dhe 8% nga sëmundjet kardiovaskulare, gjatë periudhës së studimit.

Kjo lidhje midis proteinave shtazore dhe vdekshmërisë bëhet edhe më e fortë tek personat që janë obezë ose përdorues të duhanit dhe alkoolit.

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim