Diples, si t’i gatuajmë

Rrahim vezët me konjak. Shtojmë lëkurën e grirë të portokallit, miellin dhe e punojmë brumin mirë. Ndajmë brumin në topa të vegjël dhe i hapim petët një nga një. Pastaj presim rripa 5x10cm. Nxehim vajin në një tigan dhe skuqim copat e brumit një nga diplesnjë sa të marrin ngjyrë të kuqerreme dhe i vendosim në një pjatancë. Ziejmë mjaltin me sheqer dhe ujë derisa të lidhet mirë shurupi. Futim pjesë-pjesë diplet për 1 minutë. I nxjerrim në pjatë e u hedhim sipër nga pak arra të shtypura dhe kanellë.

Përbërësit:

  • 5 kokrra vezë
  • 50 ml konjak
  • lëkurën e një portokalli
  • 500 gr miell
  • vaj për skuqje

Për shurupin

  • 2 filxhan çaji mjaltë
  • 1 filxhan çaji sheqer
  • 1 filxhan çaji ujë

Për sipër

  • Arra të shtypura
  • kanellë

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin