Disa arsye pse arrat janë të mira për shëndetin tuaj

arra haMund të keni dëgjuar shpesh që arrat kanë shumë yndyrna e si rrjedhojë t’i shmangni, por në fakt e vërteta është se ato janë një burim fuqie ushqyese. Më poshtë po ju japim disa arsye pse ngrënia e arrave është e mirë për shëndetin tuaj.

Ju ndihmojnë të bini nga pesha

Përkundër asaj që njerëzit besojnë, arrat janë shumë të mira për menaxhimin e peshës pasi një ons arra përmban 2,5g omega 3 dhe 2 g fibra që ndihmojnë në ngopje. Çdo plan për mbajtjen e peshës nën kontroll duhet të përmbajë faktorin e ngopjes, kështu që arrat janë pa dyshim ushqimi i duhur.

Ju ndihmojnë të flini

Arrat ju ndihmojnë të përmirësoni gjumin për shkak se përmbajnë melatoninë, një hormon që nxit gjumin dhe ju ndihmon të rregulloni fjetjen. Kjo e bën arrën një ushqim të mirë për t’u ngrënë në mbrëmje.

I mirë për flokët tuaj

Arra është gjithashtu një ushqim i mirë për flokët. Kjo për faktin se arrat përmbajnë biotin (vitamin B7) që ndihmojnë në forcimin e flokëve, ulin rënien e flokëve dhe përmirësojnë rritjen e tyre. Ju mund ta përdorni arrën për të parandaluar rënien e flokëve.

Ju ndihmojnë kundër sëmundjeve të zemrës

Arrat janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore omega 3 e si rrjedhojë i bën ato më efektive në luftimin e sëmundjeve të zemrës. Omega 3 ndihmon në luftimin e kolesterolit të keq dhe nxit prodhimin e kolesterolit të mirë, duke u bërë kështu një ushqim i duhur për të mbajtur të shëndetshme zemrën tuaj.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim