Kryefaqja Lajm kryesor Disa arsye se pse mund t’ju mpihen duart

Disa arsye se pse mund t’ju mpihen duart

0
Shpërndaje

Duart tuaja kanë disa nga receptorët më të ndjeshëm të prekjes në të gjithë trupin, dhe të gjithë ata receptorë janë të lidhur me trurin nga një rrjet nervash. Nëse dhe vetëm një nga këta nerva, apo një seksion i tyre, dëmtohet në njëfarë mënyrë, truri juaj mund të mos i marrë të gjitha informacionet që duart dërgojnë drejt tij.

Por ka dhe shumë arsye të tjera se pse mund t’ju mpihen duart. Nga dëmtimet nga përdorimi i tepërt në infeksione dhe probleme kronike shëndetësore, ja pse mund të ndodh kjo:

  • Sindroma e tunelit karpal

Ky është një problem shëndetësor, ku nervi median, që kalon përgjatë parakrahut dhe dorës, bllokohet në kyç. Është shumë i zakonshëm tek personat që kalojnë një kohë të gjatë duke punuar në kompjuter. Por nëse ndodh në të dyja duart mund të jetë si shkak i ndonjë sëmundjeje tjetër.

  • Çrregullimet e tiroides

Nëse lihet e padiagnostikuar apo e patrajtuar, një tiroide më pak aktive se duhet, hipotiroidizmi, mund të rezultojë në dëmtime të nervave që transportojnë informacion mes trurit, shtyllës kurrizore dhe pjesës tjetër të trupit. Kjo sepse gjendra e tiroides nuk prodhon aq hormone sa duhen për këto funksione.

  • Ilaçet

Ilaçe të caktuara mund të kenë si efekt anësor mpirjen e duarve, ose ndjenjë e shpimit të gjilpërave në duar dhe në këmbë. Më të zakonshmet që mund ta bëjnë këtë janë ilaçet e kimioterapisë, apo të HIV/AIDS.

  • Mungesa e vitaminës B12

Trupi ka nevojë për vitaminë B12, një lëndë ushqyese që gjendet në mish, vezë, pulë, dhe produktë të bylmëtit, për të krijuar qeliza të kuqe të gjakut të shëndetshme, nerva dhe madje dhe ADN. Mungesa e madhe e vitaminës B12, e njohur dhe si anemi e dëmshme, mund të shkaktojë një sërë simptomash ku përfshihet dhe mpirja e duarve.

  • Çrregullimet e alkoolit

Konsumimi i alkoolit për një kohë të gjatë mund të çojë në neuropati alkoolike, apo dëmtim të nervave. Një nga simptomat e këtij çrregullimi është dhe mpirja e duarve.

  • Diabeti, skleroza multiple dhe goditja cerebrale

Si diabeti edhe skleroza multiple dhe goditja cerebrale mund të shkaktojnë dëmtim të nervave duke çuar në mpirje të duarve.

Burimi: Prevention

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here