Kryefaqja Estetike Disa arsye se pse thonjtë tuaj janë të dobët dhe thyhen kollaj

Disa arsye se pse thonjtë tuaj janë të dobët dhe thyhen kollaj

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Duart tuaja tregojnë shumë për shëndetin tuaj, sidomos thonjtë. Ashtu si lëkura, edhe thonjtë mund të fillojnë të humbasin lagështi, duke bërë që të duken më të dobët dhe të thatë.

Disa nga shkaqet më të shpeshta për thonj të dobët, që thyhen shpesh janë:

  1. Ju i kafshoni shpesh thonjtë tuaj

Pavarësisht nëse e bëni këtë sepse jeni të shpërqendruar, nervozë apo nga mërzitja, kafshimi i thonjve jo vetëm që i bën ata të thyhen më lehtë, por shton mundësitë për infeksione. Pështyma, që është një enzimë tretëse dhe zbërthen ushqimin, dobëson thonjtë dhe lëkurën e kutikulave, duke i bërë ata të dobët dhe delikatë. Me një barrierë të tillë të dëmtuar, bakteriet dhe jo vetëm ato e kanë më të lehtë të shkaktojnë infeksione.

Zgjidhja më e mirë është që t’i mbani thonjtë të pastër dhe të shkurtër.

  1. Keni mungesë hekuri

Forma e thonjve si lugë e përmbysur mund të shkaktohet nga mungesa e hekurit apo anemia. Hekuri ndihmon në formimin e hemoglobinës, një molekulë që çon qelizat e kuqe të gjakut me oksigjen të freskët për në thonj. Në mungesë të saj shfaqen probleme me rritjen e thonjve.

  1. Keni mungesë vitamine B

Biotona apo vitamina B konsiderohet një forcues shumë i mirë i flokëve dhe thonjve. Nëse thonjtë tuaj duken më të dobët se zakonisht dhe po ju thyhen majat, mund të keni mungesë vitamine B.

  1. Përdorimi i tastierës së kompjuterit apo telefonit kur shkruani mund të jetë duke i dëmtuar

Nëse thonjtë tuaj bien në kontakt shumë shpesh me tastierën e kompjuterit apo telefonit tuaj kur po shkruani një mesazh, e – mail apo diçka tjetër kjo mund të jetë duke i dëmtuara ata, duke shkaktuar çarje, thyerje etj.

  1. Përdorni shumë shpesh dizinfektues duarsh

Dizinfektantët e duarve kanë një përqendrim të lartë të alkoolit, që mund të jetë duke i dobësuar thonjtë tuaj. Nëse e keni të nevojshme ta përdorni dizinfektuesin e duarve atëherë mundohuni të shmangni zonën rreth thonjve.

  1. Mbani gjithmonë manikyr

Të gjitha llojet e manikyrëve kanë përbërës që largojnë lagështinë nga thoi dhe e dobësojnë atë, dhe ky efekt tharës nuk ndalon edhe pasi manikyri të jetë tharë.

  1. Nuk i lini rehat kutikulat tuaja

Ajo pjesë e vogël e lëkurës në thonjtë tuaj mbron thonjtë dhe pjesën tjetër të lëkurës, duke qëndruar si mburojë ndaj ujit, bakterieve dhe gjithçkaje tjetër që prekni. Kur ju i hiqni këto kutikula, atëherë ju e hiqni këtë mbrojtje, duke lejuar kështu hyrjen e ujit dhe shkaktimin e infeksioneve.

Burimi: Prevention

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here