Disa besime të rreme për diabetin

diabet 11111. Diabeti prek vetëm njerëzit e moshuar.

False! Diabeti prek të gjitha grupmoshat.

2. Diabeti nuk është një sëmundje vrasëse.

False!  Diabeti është një vrasës global, duke rivalizuar me HIV/AIDS në aspektin e vdekjeve. Sëmundja vret më shumë se 4 milionë njerëz në vit. Çdo 7 sekonda një person vdes nga shkaqe të lidhura me diabetin.

3. Diabeti prek kryesisht burrat.

False! Diabeti prek të dyja gjinitë, si  burrat dhe gratë, dhe është në rritje te gratë. Diabeti gjithashtu po rritet në mënyrë dramatike edhe te të rinjtë.

4. Diabeti nuk mund të parandalohet.

False! Deri në 80%  diabeti tip 2 është i parandalueshëm duke ndryshuar mënyrën e ushqyerjes, duke rritur aktivitetin fizik dhe duke përmirësuar kushtet e jetesës.

diabet 25. Diabeti prek vetëm vendet e pasura.

False! Diabeti godet të gjitha popullsitë, pavarësisht nga të ardhurat. Kjo po bëhet gjithnjë e më e zakonshme kudo.

6. Kujdesi për diabetin nuk është i kushtueshëm.

False! Kujdesi për diabetin është i kushtueshëm dhe ka fuqi të dëmtojë çdo sistem shëndetësor.

7. Parandalimi i diabetit është shumë i shtrenjtë.

False! Ekzistojnë ndërhyrje shumë të lira dhe kosto-efektive. Strategjitë e provuara,duke përmirësuar kushtet e jetesës, duke ndryshuar ushqyerjen dhe duke rritur aktivitetin fizik mund të ndryshojnë pandeminë e diabetit në të kundërt.

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?