Disa ‘formula’ shtëpie për të qetësuar simptomat e ftohjes dhe gripit

Blerina Bombaj, dietologe

Mjaltë me limon: Një lugë mjaltë është përdorur ndër shekuj për të qetësuar fytin e acaruar. Duke i shtuar një gjysmë limoni të shtrydhur, ndihmon në shpërbërjen e mukozës në grykë.

Avuj kamomili: Jo vetëm çaji i kamomilit, por edhe avujt e tij në zierje e sipër mund të ndihmojnë në qetësimin e rrugëve të frymëmarrjes. Çaji i kamomilit ndihmon tretjen dhe gjumin.

Çaji i mentes ul temperaturën e lartë: gjethet e mentes mund të hidhen në çajin e malit dhe ndihmon në uljen e temperaturës, por edhe për pastrimin e sinuseve.

Çaj xhenxhefili: xhenxhefili është një bimë aziatike, e ngjashme në ngjyrë me pataten. Ajo gjendet lehtë edhe në tregun tonë. Çaji i xhenxhefilit ose përdorimi i rregullt i tij në gatime të ndryshme është shumë i dobishëm për organizmin tonë.

Kos me probiotikë: probiotikët janë mikro-organizma që përmirësojnë dhe forcojnë shëndetin e aparatit tonë tretës. Në mjekësi ka shumë zëra që mbështesin teorinë se imuniteti dhe shëndeti fillon nga zorra.

Duke pasur një aparat tretës të shëndetshëm, është shumë e vështirë të mundemi nga virozat dhe mikrobet e ndryshme që na vijnë rrotull në stinën e dimrit.

Ushqimet që duhen evituar gjatë ekspozimit ndaj viruseve:

Armiku kryesor i sistemit tonë imunitar duket se është sheqeri. Është mirë ta kufizoni sasinë e sheqerit dhe ushqimeve që janë përgatitur me të.

 

Postime të ngjashme

Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?