Kryefaqja Lajm kryesor Disa ilaçe mund të shkaktojnë disfunksion erektil

Disa ilaçe mund të shkaktojnë disfunksion erektil

0
Shpërndaje

Një arsye përse të moshuarit janë më të rrezikuar që të zhvillojnë disfunksion erektil është se ata në këtë moshë përdorin më shumë ilaçe. Ekspertët e shëndetit riprodhues në Universitetin e Harvardit thonë se 25% e rasteve me disfunksion erektil shkaktohen si pasojë e efektit anësor të disa ilaçeve, si antidepresanët, ilaçet kundër ulcerës, qetësuesit dhe diuretikët – që ndihmojnë në nxjerrjen jashtë trupit të sodiumit dhe ujit, dhe përdoren për të trajtuar problemet me zemrën, mëlçinë dhe veshkat.

Propecia, një ilaç i përdorur për rënien e flokëve, raportohet gjithashtu të ketë shkaktuar disfunksion erektil te 1.3% e meshkujve që e kanë përdorur. Ilaçe të tjera që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të disfunksionit erektil janë antihistaminët, anti-androgjenët (ilaçet e përdorura për trajtimin e  kancerit të prostatës) dhe disa ilaçe kundër kancerit.

Ilaçi më i zakonshëm që mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e disfunksionit erektil është ai i përdorur për tensionin e lartë të gjakut. Meshkujt të cilët vuajnë nga disfunksioni erektil janë 38% më të rrezikuar që të kenë tension të lartë të gjakut.

Ndonjëherë lidhja mes disfunksionit erektil dhe ilaçeve për tensionin e gjakut është edhe psikologjike. Ndodh që një person duke qenë i frikësuar për efektet anësore të ilaçeve, i përkeqësohen edhe më shumë simptomat.

Lidhja mes disfunksionit erektil dhe tensionit të lartë të gjakut nuk është për t’u çuditur, duke qenë se disfunksioni erektil zakonisht shfaqet te burrat të cilët pinë duhan dhe janë mbipeshë, dhe këta janë dy faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut. Disfunksioni erektil mund të jetë edhe një shenjë paralajmëruese për tension të lartë të gjakut ose sëmundje të zemrës, që mund të mos jenë diagnostikuar akoma.

Sigurohuni që t’i tregoni mjekut për të gjitha ilaçet që përdorni, si me recetë ashtu edhe pa rekomandimin e mjekut. Nëse mjeku dyshon se një ilaç i caktuar mund të jetë bërë shkak për zhvillimin e disfunksionit erektil, ai mund ta zëvendësojë me një ilaç tjetër ose të ndryshojë dozën. Mund të duhen disa ditë deri në disa javë pasi keni ndaluar së përdoruri një ilaç apo keni ndryshuar dozën që ereksioni të rikthehet normalisht.

Burimi: Harvard School

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here