Disa këshilla për sportet dimërore

Ilma Lamçe

Në stinën e dimrit ato që fliten më shumë janë pushimet dimërore. Sportet e dëborës janë të preferuara nga të gjitha moshat, por edhe predispozitat për t’u lënduar janë më të larta.

Personat që merren me sporte dimërore janë sidomos të rrezikuar që të pësojnë dëmtim të ligamentit të gjurit. Shumica e skiatorëve që pësojnë dëmtim të ligamentit të gjurit duhet t’i nënshtrohen një operacioni, të ndjekur nga shumë muaj rehabilitimi.
Më poshtë do ju sjellim një udhëzues para se të shkoni për ski. Është shumë e rëndësishme të mendoni për palestër kardiovaskulare sepse shumë lëndime ndodhin si pasojë e lodhjes. Ju duhet të keni për qëllim t’i filloni këto ushtrime para udhëtimit – ideale të paktën gjashtë javë para skijimit. Të gjitha ushtrimet e mëposhtme duhet të tentohen për një minutë.

-EkuilibriMe çdo sport të dëborës ekuilibri i mirë është thelbësor, ku ka një fokus të veçantë bilanci dinamik, pra aftësia për të qëndruar drejt ndërsa lëvizni. 

-Hedhje anësoreKy ushtrim kushtëzon trupin për të absorbuar goditjen, veçanërisht i dobishëm në ulje. Mbani peshën tuaj të shpërndarë në mënyrë të barabartë përmes të dy këmbëve dhe shpinën drejtë. Shmangni harkimin ose kthimin e shpinës dhe humbjen e formës, ndërsa hidheni në njërën anë dhe pastaj ktheheni përsëri.

-Shtendosni kyçet e këmbëveFleksibiliteti në kyçe është i rëndësishëm kur bëni ski. Mungesa e fleksibilitetit do të thotë se diapazoni i lëvizjes së kyçit të këmbës është më i kufizuar dhe mund të çojë në një peshë të tepruar te thembra – e cila mund të çojë në një qëndrim të përkulur. Mbështetja e prapme është një nga kontribuuesit kryesorë të rënies që çon në lëndim të ligamentit të gjurit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj