Vera është stina më e “vështirë” për flokët, që dëmtohen nga dielli dhe uji i kripur. Ndaj ato kërkojnë një kujdes të veçantë, sidomos gjatë kohës së plazhit. Më poshtë mund të lexoni disa këshilla të thjeshta për flokë të shëndetshëm që i rezistojnë stinës së nxehtë.
-Aplikoni vaj ulliri tek majat e flokëve dhe lëreni gjithë natën të veprojë. Lajini flokët në mëngjes dhe ato do të jetë më të buta.
-Aplikoni një maskë me avokado për një trajtim ushqyes të flokëve dhe lëreni të veprojë për 15-20 minuta.
-Gjithmonë pas larjeve në det, flokët duhen larë me shampo.
-Për të shmangur djegien e majave të flokëve, lyejini ato me vajra me faktorë mbrojtës.
-Mos i thani me peshqir flokët pas daljes nga deti, kjo i dëmton dyfish.
-Trajtimet me vaj të nxehtë janë shumë efektive pas plazhit.


