Më poshtë do t’ju tregojmë disa mënyra të tjera për të pasur një buzëqeshje rrëzëllitëse:
Luleshtrydhet dhe domatet – janë të pasura me vitaminë C që është e mirë për mirëmbajtjen e shëndetit oral. Ju mund t’i fërkoni dhëmbët me këto dy përbërës dhe t’i mbani ashtu për 5 minuta. Në këtë mënyrë gurëzat do të fillojnë të rrallohen.
Pastaj shpëlajeni gojën me përzierjen e përgatitur me sodë buke dhe ujë të ngrohtë. Gjithashtu ju mund të aplikoni të njëjtën procedurë me ushqime të tjera që janë të pasura me vitaminën C, si spec të kuq, manaferra, limon, papaja, portokall dhe limonadë.
Djathi – Konsumimi i djathit suedez ose çedër para vakteve ndihmon në neutralizimin e acideve që shkaktojnë gurëza. Djathi ka përbërës që veprojnë si mbrojtës për dhëmbët.
Gjithashtu ka edhe disa gjëra të tjera, të cilat mund t’i përfshini në rutinën orale të përditshmërisë:
Duhet t’i lani shpesh dhëmbët me një furçë të butë dhe të siguroheni të pastroni hapësirën mes mishrave dhe dhëmbëve.
Përdorni rregullisht fill dentar
Konsumoni shumë ujë, në mënyrë që trupi të prodhojë pështymë në mënyrë të natyrshme, e cila shërben për pastrimin e dhëmbëve.
Konsumoni portokaj e limona për të parandaluar bakteret, si dhe lani gojën përpara se të flini.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: Healthy Food


