Disa mënyra për të parandaluar lodhjen pranverore

Përgatiti: Elena Beta

Pranvera konsiderohet si stina më e bukur e vitit por për disa njerëz nuk është pikërisht kështu.  Ajo mund të ketë ndikim negativ tek disa persona, kjo për shkak të procesit të përshtatjes së trupit me temperaturat e ngrohta pas dimrit të gjatë.

Shumë njerëz ndjehen të lodhur, të dobët, të përgjumur. Por këto nuk janë simptoma të një sëmundjeje të pashërueshme, thjesht  tregojnë se trupi juaj është duke u përballur me ndryshime.  Mos shkoni në ekstrem, e rëndësishme është të trajtoni këtë problem. Ja disa këshilla të thjeshta:

lodhja ne puneShmangni mbingarkesat në punë- shumë njerëz të suksesshëm kanë tendencë të jenë jashtëzakonisht aktiv gjatë përditshmërisë. Duhet të dini se për çdo gjë ekziston masa e duhur. Mësoni të thoni dhe jo kur ju kërkohet diçka jashtë kompetencave tuaja. Nëse ndjeheni i dobët shmangni mbingarkesat dhe situatat e vështira.

Mendoni pozitivisht- është provuar shkencërisht se nëpërmjet mendjes njeriu mund ti shkaktojë vetes dhimbje ose lehtësim. Mbani gjithmonë veten larg mendimeve negative, optimizmi është armë e fuqishme kundër çdo problemi me të cilin mund të përballeni.

Hani shëndetshëm- hapi tjetër kundër lodhjes pranverore është të ushqyerit shëndetshëm.  Jepini trupit sa më shumë minerale dhe vitamina  duke konsumuar perime të freskëta, fruta, dhe duke ngrënë mëngjes. Pini sa më shumë ujë gjatë ditës, hidratimi është çelsi për trup dhe mendje të shëndetshme.

ajer i pasterQetësohuni- përpiquni të pushoni 30 minuta në ditë. Shkëputuni nga aktiviteti i përditshëm thjesht për të marrë ajër të pastër apo për të bërë një dush. Masazhi rekomandohet gjithashtu pasi ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Merrni më shumë oksigjen- mungesa e ajrit të freskët është një nga shkaktarët kryesorë të lodhjes kronike. Të kalosh shumicën e kohës në zyrë ose në një dhomë pa ajër dëmton seriozisht shëndetin. Ajrosni më shpesh ambientin ku kaloni pjesën më të madhe të ditës për të vendosur balancën e oksigjenit në trupin tuaj. Dhe mos harroni, ecni sa më shumë në ajer të pastër dhe praktikoni frymëmarrjen me bark ( frymëmarrje e thellë).

Flini mjaftueshëm-  ndonjëherë ju duhet të sakrifikoni diçka për të përfituar diçka tjetër. Shëndeti është prioriteti më i lartë për çdo qenie njerëzore, prandaj nuk duhet të sakrifikoni gjumin për punën, studimin apo qëllime të tjera. Nëse keni probleme me gjumin përpiquni të përdorni teknika të relaksimit para se të shkoni në shtrat.  Ato do t’ju ndihmojnë përtë kapërcyer lodhjen dhe për të ritur cilësinë e gjumit.

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?