Disa mënyra për të rritur sigurinë në vetvete

Të jesh i sigurt në vetvete dhe të besosh në ato që thua, nuk do të thotë të jesh egoist, përkundrazi, është hapi i parë drejt suksesit, shëndetit dhe lumturisë. Në fund të fundit, këto janë aspiratat e gjithsecilit nga ne. Ja disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë:

miresiVendosni më të mirën për veten- veproni gjithmonë me optimizëm dhe pozitivitet. Merrni vendimet që janë në favorin tuaj dhe mos harroni: vlerësimi i ulët për veten mund të sjellë si pasojë një jetë jo të lumtur.

Mësoni të thoni jo- kujdes nga njerëzit që duan të përfitojnë nga natyra juaj e butë, për të kërkuar favore të cilat nuk keni mundësi t’i bëni. Ndjehuni të lirë për të thënë jo.

Kini më shumë guxim- duhet gjithmonë të flisni me guxim kur bëhet fjalë për të drejtat tuaja. P.sh. nëse dikush është duke pirë duhan afër jush dhe ky fakt ju bezdis, mund t’i kërkoni të ndalë tymosjen. Ruani gjithmonë qetësinë dhe mos krijoni tensione të panevojshme.

Bëhuni i sigurt, jo egoist- të jesh i sigurt në vetvete nuk do të thotë të jesh egoist, luftoni për të drejtat tuaja por pa imponuar të tjerët.

Jini të qetë dhe të vendosur- flisni me bindje dhe veproni me qetësi kur bëhet fjalë për të zgjidhur çështje delikate. Kontrolloni emocionet dhe do të ndiheni më mirë.

Përmbajuni parimeve- qëndroni i vendosur ndaj gjërave që doni ose jo të bëni, askush nuk mund t’ju detyrojë të shkoni diku ose të bëni diçka të cilën nuk e doni. Respekti për veten është parësor./Përshtati në shqip: Elena Beta

Postime të ngjashme

Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh